15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kurtin dhe Vuçiçin i pret vjeshtë e nxehtë, ja çfarë do të ndodhë në shtator – zbardhen kërkesat e ShBA-së

Pas shtatë muajsh bisedime, thirrje për qetësimin e tensioneve, inkurajim që dialogu Beograd-Prishtinë të kalojë “ngërçin”, takime, madje edhe disa masa “edukative” në kurriz të Prishtinës, i gjithë procesi tani po shkon me pushime verore. Kështu do të jetë, me sa duket, deri në fund të gushtit, siç shkruan gazeta serbe “Blic”.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se Serbia ka vazhduar luftën për Kosovën në të gjitha frontet diplomatike. Në një postim në rrjete sociale, Vuçiç shkruan se kjo luftë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe komplekse. Më tej, Vuçiq përsëriti fra
by TaboolaPromoted Links
E gjithë administrata e BE-së, përfshirë kreun e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka marrë pushimet, kështu që është mjaft realiste të pritet që një mundësi tjetër për përparim mund të vijë në fillim të shtatorit, kur negociatorët mund të ulen sërish në tryezë. Krahas kësaj, Gabriel Escobar, i dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, ditë më parë në Kongresin Amerikan, duke folur për Kosovën, tha se Amerika dhe BE-ja “dëshirojnë përparim të madh këtë vit”. Kjo mund të nënkuptojë se kanë mbetur edhe katër muaj për të arritur këtë qëllim ambicioz dhe se një “vjeshtë e nxehtë” po vjen, siç thekson gazeta serbe.

“Vjeshtë e nxehtë”

Sipas ish-diplomatit Srecko Gjukiç, sipas të gjitha llogaritjeve, nuk mund të pritet ndonjë ndryshim i madh në verë. “Vështirë se vera mund të ftohë kokat që vlojnë të Ballkanit dhe Beogradi dhe Prishtina tashmë e ka humbur rastin për të normalizuar situatën në veri. Negociatorët amerikanë dhanë mbështetje për rënien për një vazhdim të fuqishëm të negociatave dhe një kthim në Bruksel dhe axhendën e Ohrit. Këtë e garantojnëedhe sanksionet e vendosura ndaj drejtorit të BIA-s, Aleksandër Vulin”, thotë ai.

Ai nuk përjashton as mundësinë që edhe Brukseli të vendosë disa sanksione të reja.Gjukiç gjithashtu thotë se nuk e sheh vendosmërinë e BE-së dhe Perëndimit për të rikthyer situatën ashtu siç ishte para se të nisnin tensionet në veri. “Më duket se bashkësia ndërkombëtare do të insistojë vetëm në krijimin e Asociacionit dhe në zgjedhjet në veri në të cilat do të marrin pjesë serbët. Megjithatë, nuk shoh vullnet për të insistuar në kthimin në situatën para se policia e Kosovës të hynte në veri”, tha Gjukiç.

Takimi Kurti-Vuçiç

Pushimi në Bruksel vjen pas tensioneve në veri të Kosovës, që u shtuan edhe më shumë kur Kurti, me ndihmën e policisë, granata trullosëse dhe gaz lotsjellës, futi kryetarët e sapozgjedhur shqiptarë në ndërtesat komunale që më parë drejtoheshin nga serbët. Pas kësaj, pati një konflikt mes serbëve të mbledhur dhe përfaqësuesve të KFOR-it.Në të gjithë këtë vorbull ngjarjesh, pasoi diplomacia e Bashkimit Evropian dhe e SHBA për të qetësuar tensionet. Ata u përpoqën të organizonin edhe një takim në Bruksel në nivelin më të lartë, por takimi kokë më kokë mes presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nuk ndodhi.

Takimi me gjasë nuk do të shmanget në vjeshtë dhe Igor Novakoviç, drejtor hulumtues i Qendrës për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri, thotë se shtatori do të sjellë zgjidhje për dilemën nëse do të ndiqet plani trepikësh për depërshkallëzimin e situatës në veri. “Sigurisht që pas pushimit veror do të fillojë një cikël i ri dhe do të shohim nëse ky plan de-përshkallëzimi me tre pika nga Lajçak dhe Besnik Bislimi do të jetë efektiv”, thotë Novakoviç.

Escobar më herët tha gjithashtu se pret një kompromis deri në fund të vitit, ndërsa tani tha se pret “përparim të madh këtë vit”. Por Novakoviç nuk është optimist.

Plani 3-pikësh

Sakaq, sipas planit me 3 pika, hapi i parë duhet të bëhet nga Kosova dhe ka të bëjë me tërheqjen e policisë nga ndërtesat në katër komuna në veri, ndërsa kryetarët duhet të kryejnë përkohësisht detyrën jashtë objekteve komunale .

Sa i përket Serbisë, ajo duhet të sigurojë që demonstruesit të largohen nga ndërtesat komunale njëkohësisht me largimin e policisë së Kosovës.

Kosova së fundi ka reduktuar prezencën e Policisë së Kosovës për 25 për qind në tri objekte komunale në veri të Kosovës, ndërsa Kurti ka thënë se po fillojnë t’i “hapen rrugë zgjedhjeve të parakohshme”. Sakaq, serbët kërkojnë tërheqje të plotë të policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë nga veriu i Kosovës, lirimin e serbëve të arrestuar dhe formimin e Unionit të Komunave Serbe.

Të fundit