27/04/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja BESA: Mjaftë më me inskenime ndaj shqiptarëve, pushteti të reagojë profesionalisht

Lëvizja BESA përmes një komunikate për media dënon formën e dhunshme të protestave që po zhvillohen në Shkup sidomos gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sonte.

Lëvizja BESA dënon vandalizmin ndaj pronave private në Çarshinë e Shkupit dhe bën thirrje që të gjitha palët të ruajnë qetësinë dhe sigurinë publike dhe të protestohet në mënyrë paqësore.
Protesta e dhunshme cënojnë të drejtën e qytetarëve të tjerë dhe shtojnë pasigurinë në vend. Në vazhdimësi shqiptarët kanë qenë viktimë e inskenimeve të ndryshme të të gjithë pushteteve deri më tani, andaj apelojmë deri te pushteti që të reagojë në mënyrë profesionale dhe të shpejtë për të ruajtur qetësinë dhe pronën e qytetarëve, që të mos lihet dyshim se mund të bëhet fjalë përsëri për ndonjë inskenim.

Poashtu ftojmë të gjithë aktorët politik në vend që në këto momente të rëndësishme të orientimit euro-integrues, të gjithë të japim maksimumin që të ruhet qetsia dhe stabiliteti i vendit si dhe të japim kontributin maksimal për të përshpejtuar fillimin e negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian.

Të fundit