11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja BESA: Talat Xhaferi mbrojtës i krimit të konstatuar edhe nga SHBA

Partia shqiptare në opozitë Lëvizja Besa, në një kumtesë për media thotë se Talat Xhaferi ka tërhequr ligjin me të cilin duhet të dënohen të gjithë ata funksionarë dhe biznesmenë të pushtetit LSDM – BDI, të cilët Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur në Listën e zezë.

Nga Lëvizja Besa thonë se “BDI-së i ranë shpejt maskat”.

“Po del në shesh se kryeministrin teknik, Talat Xhaferi e paskan vendosur që teknikisht t’i shpëtojë kriminelët e konfirmuar edhe nga SHBA”.

“Po ashtu dëshmohet edhe një fakt, se Talat Xhaferi është gjithmon aty ku duhet të mbrohet BDI-ja dhe krimi i saj. Kur duhej në Kuvend të bllokojë ligjet në interes të BDI-së dhe në dëm të shqiptarëve ishte aty, tani duhet në Qeveri, se aty do mbroj krimet”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Të fundit