24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Toshkovski pranoi se nuk mund ta zgjidhë problemin me pasaportat

LSDM kërkon nga VMRO-DPMNE që t’u kërkojë falje qytetarëve, e cila siç thonë ata i ka gënjyer dhe i ka lajthitur se për një orë do ta zgjidhë çështjen e pasaportave.

“Tashmë në ditën e parë të mandatit të tij si ministër teknik i Punëve të Brendshme të VMRO-DPMNE-së, Toshkovski ka pranuar se nuk mund ta zgjidh këtë problem.

VMRO-DPMNE-ja deri para pak ditësh thoshte se Spasovski nuk mund ta zgjidhë problemin, se MPB-ja nuk punon me të gjitha kapacitetet e saj, se do të ndërhyjë me ligj për të zgjatur vlefshmërinë e pasaportave të vjetra.

Si kanë hyrë në Qeverinë teknike, asgjë nuk vlen, nuk ka asgjë nga njoftimet e OBRM-PDUKM-së”, akuzojnë nga LSDM.

Befas, siç shton LSDM-ja, asgjë nga ligji, papritmas MPB-ja po punonte me kapacitet të plotë, papritmas nuk u zgjidh, prandaj rreshtuan, siç thonë ata, arsyetime se “nuk mund të bëjë mrekulli”, se hasi në një “mur” të Greqisë.

Të fundit