13/07/2024
24.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Macron: Është gjetur zgjidhje për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë arritur kompromis për kontestin për përmbajtjen e Korrnizës negociuese me të cilën Shkupi duhet të hap negociatat me BE-në, shkruan TV21. Këtë lajm sot nga Samiti i NATO-s në Madrit e konfirmoi

“Mendoj se kemi gjetur një kompromis për kontesin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi Kornizën e Negociatave të BE-së,” tha presidenti francez Emmanuel Macron në margjinat e Samitit të NATO-s në Madrid.

Macron nuk ka dhënë detaje për kompromisin e mundshëm, por ka mundësi që ai të mos përfshijë një zgjidhje të shpejtë, por mënyrë që pala maqedonase të deklarohet për marrëveshjen pas konsultimeve me Kuvendin.

Të fundit