13/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia me shansin e papërsëritur për tu bërë e pavarur

Ka ekzistuar mundësia që Maqedonia sot të ishte anëtare e Bashkimit Evropian. Ajo ka mundur që të jetë pjesë e familjes evropiane me emrin e saj autentik-Republika e Maqedonisë. Maqedonia sot mund që të kishte standard më të lartë se Serbia, Mali i Zi dhe të mos flasim se Shqipëria dhe Bosnja.

E githë kjo do të ishte e mundur nëse….

– Në fillim të agresionit serb ndaj të gjitha ish Republikave Jugore në fillimet e viteve 90-ta të shekullit të kaluar, do të kishte lider të sinqertë MAQEDONAS të cilët do të distancoheshin nga shovinizmi serb, të cilët do ti vendosnin bazat e një shtetit të vërtet të pavarur. Nuk do të luante me kriminelin më të madh të luftës pas Luftës së dytë botërore, Sllobodan Millosheviq dhe nuk do të merrte pjesë në projekte të huaja për pjesëmarrje në bashkime post-jugosllovene-platforma Gligorov-Izetbegoviq.

– Maqedonia të udhëhiqte bisedime të përgjegjshme nacionale me hegjemonizmin grek në mbrojtjen e suverenitetit dhe emrit, Athina do të pajtohej me ndryshimin e emrit, në rastin më të keq vetëm për përdorim ndërkombëtarë.

– Nuk vendoste doktrinë të re të huaj pas asaj të maqedonizmit serb, ajo të shovinizmit grek-antikuizimi.

– Nisej në rrugën e ndërtimit të themeleve të veta MAQEDONASE të shtetit të saj pas rrëzimit të regjimit më të rrezikshëm dhe më të korruptuar në vitin 2016.

Fqiu i ynë perëndimor disa herë është tërhjekur nga shkatërrimi: gjatë kohës së vjedhjes serbe-financiarisht, ushtarakisht dhe në aspektin ekonomik në vitet e 90-ta të shekullit XX; nën embargon greke; në deportimin serb të mbi 300.000 shqiptarëve nga Kosova në vitin 1999; në konfliktin e brendshëm të nxitur nga Beogradi në vitin 2001.

Pjesëmarrja në planet e huaja e thau vendin e ri. Maqedonia është ish republika e vetme jugore e cila nuk e krijoi emocionin nga krijimi i shtetit të pavarur. Ajo e vrau dashurinë ndaj mëmëdheut dhe natyrshëm e largoi rininë duke e detyruar që fatin e saj ta kërkoje nëpër botë. Ajo qëllimisht imponoi ndjenjën e inferioritetit dhe komplekseve ndaj popullit të saj në raport me regjimin më primitiv në Evropë-atë në Beograd. Impononte urrejtje ndaj Bullgarëve dhe Shqiptarëve dhe dashuri ndaj robëruest të saj, krimet e të cilës edhe sot, një shekull më vonë, nuk dëshiron që t`ia zbuloje bashkëatdhetarëve të saj.

Lista e shanseve të lëshuara për Maqedoninë dhe për krimet kundër shtetit tonë mund që të shkruajmë me vite.

Sot, pushteti në Shkup dhe e tërë aparatura shtetërore, të gjitha institucionet, opozita dhe pushteti, përsëri janë të bashkuara në shërbim të interesave të huaja.

Me para evropiane po i helmojnë shpirtrat e njerëzve me propagandë anti-evrropiane. Thonë se BE është para kolapsit. E legalizuan shitjen greke të kishës së tyre ndaj armikut më të mah shpirtëror-Kishës Ortodokse Serbe- mjeti kryesor i projektit Serbia e Madhe/ Bota Serbe!

Ora ka nisur të rrah në mënyrë dramatike. Ditët po shkrihen. Orët po fluturojnë në pakthim. Kanë ngelur edhe disa minuta deri te vendimi që mund ta hap rrugën drejt lirisë së vërtet/ rrugës më të vështirë/ ose përsëri ta fus Maqedoninë në robërinë e re moderne të varfërisë, komplekseve, urrejtjes në shpirtra dhe të ardhmes politike vetvrasëse për elitën e saj politike të imponuar.

Fqinj të dashur, e keni shansin që të bëheni Maqedonas të vërtet. Me të vërtet të bëheni të pavarur. Të jetoni pa e urryer të kaluarën personale dhe para së gjithash: të ardhmen e garantuar, më të mirë.

E shkruar për Almakos.nga Lupço Neshkov

Të fundit