Festivali i këngës për fëmijë “Bilbilat e Korabit” 2025 mbajti edicionin e 15-të në sallën e koncertëve në Qendrën e Kulturës – Dibër. Në këte edicion u prezantuan 22 kompozime të reja origjinale nga interpretues dhe autorë nga republika, përkatësisht nga Dibra, Gostivari, Ohri, si dhe nga lugina e Preshevës, Kosova dhe Shqipëria. Në vetë festivalin, drejtori i festivalit Zinçe Mimidinoski ndau disa mirënjohje dhe ate: për kryetarin të Komunës së Dibrës – Fisnik Mela, Afrim Kerkuti kryetar i keshillit komunal te Dibres, Mexhit Capa, drejtor i Banjat e Dibrës Capa – Dibër, Mevaip Abdiu drejtor i TV “Koha” Tetovë, Emine Bajrami, montazhere në Televizionin e Maqedonisë – TVM2, Ajrije Daçi, drejtore në “Breshia” Dibër, Mimoza Bici, poete nga Tirana, Arben Fida si dhe të tjerë. Të pranishmit i përshëndeti drejtori i festivalit Zinçe Mimidinoski, kompozitor i njohur nga Dibra. Në mungesë të Kryetarit të Komunës, z. Fisnik Mela, hapjen zyrtare të festivalit e bëri Kryetari i Këshillit të Komunës së Dibrës, z. Afrim Krkuti, i cili gjithashtu pranoi mirënjohjen në emër të kryetarit.Pas performancës së 22 kompozimeve të reja autoriale, Juria profesionale e festivalit “Bilbilat e Korabit” 2025 e përberë nga: Arta Haziri-Nuhiu nga Gjilani, Mimoza Bulku nga Peshkopia dhe Betime Zilali Jakupi nga Gostivari, vëndosi fituesit e çmimeve dhe atë: Fituaes i çmimit nga Juria profesionale: Marigona Erebara nga Dibra më këngën “Sa dua dashuri”, Fitues i çmimit nga Publiku: Amar Telqiu nga Dibra me kengen “Dibra ime tungjatjeta. Përmbledhje e cmimeve të dhëna:Ҫmimi nga Juria profesionale:Marigona Erebara – çmimi i parë Luana Riza, Armisa Legisi, Briselda Yzeiri – çmimi i ditë Erina Hoti, Fatime Haliti – çmimi i tretë Ҫmimi nga Publiku:Amar Telqiu – çmimi i parë Buna Shillova – çmimi i ditë Ҫmimi për interpretim më i mirë: Kenza Ismaili – çmimi i parë Hatixhe Muca, Letisija Dyrma – çmimi i ditë Berina Iseni, Jona krasniqi – çmimi i tretë Ҫmimi për Paraqitje skenike:Bora Salihu – çmimi i parë Furkan Ali – çmimi i ditë Ҫmimi Debutuesi më i mirë:
Liridona Cellina – çmimi i parë Esma Aliu – çmimi i ditë Ҫmimi BEST TALENT: Ulpiana Marku, Abigalja Shaqolli Ҫmimi BEST HIT: Lorena Ballanca, Lura Ushtelenca Ҫmimi BEST JUNIOR: Hera Jakupi, Sena SulejmaniNë programin e edicionin të 15-të të Festivalit të këngës për fëmijë “Bilbilat e Korabit” 2025, me disa pika atristike u prezentuan edhe të rrinjtë pranë çerdes “Breshia” Dibër, si dhe grupi folklorik pranë shkolës fillore “Penestia” Dibër. Moderatorе e festivalit “Bilbilat e Korabit” 2025 ishin Orhidea Ollogu dhe Vanesa Vojnika.Festivali u finansua nga Komuna e Dibrës dhe Banjat e Dibrës “Capa”-Dibër, u ndihmua nga Qendra për Kulturë-Dibër. Sponsor medial, Televizioni i Maqedonisë – TVM2 dhe TV “Koha” Tetovë.












