25/06/2024
23.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbi 400 kilogramë mbeturina komunale në vit krijon një banor i vendit

Një banor në vend gjatë vitit të kaluar ka krijuar 456 kilogramë mbeturina komunale dhe për 10,7 për qind më shumë se sasia e krijuar në vitin paraprak 2018, kumtoi Enti shtetëror për statistika.

Të dhënat e publikuara tregojnë se sasia e përgjithshme e grumbulluar e mbeturinave komunale në RMV në vitin 2019 paraqet 632.484 tonë dhe krahasuar me vitin 2018 shënon rritje prej 1,1 për qind.

Sipas llojeve të mbeturinave, sasi më e madhe e mbeturinave të grumbulluara janë mbeturinat e përziera komunale – 542.664 tonë apo 85,8 për qind , ndërsa sasi më e vogël e mbeturinave nga goma – 778 tonë apo 0,1 për qind nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale.

Të dhënat statistikore tregojnë se sasia e përgjithshme e mbeturinave të krijuara komunale vitin e kaluar në vend paraqet 915.943 tonë.

Sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara komunale 99,7 për qind dërgohet në deponi. ab/

Të fundit