20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbyllen hetimet për origjinën e Covidit, ekspertët amerikan largohen nga Wuhan

Ekipi i Joe Biden ka mbyllur hetimet e Departamentit të Shtetit në laboratorin e Wuhanit, ku po investigohej burimi i shpërthimit të COVID-19 , sipas një raporti të ri të martën në mbrëmje.

Vjeshtën e kaluar, sekretari i atëhershëm i Shtetit Mike Pompeo drejtoi një grup hetimor për të marrë përgjigje nëse programi i ar mëve biologjike të Kinës mund të ketë luajtur një rol në pandemi, thanë burimet për CNN.

Në atë kohë autoritetet kineze menduan se hetimi ishte vetëm një lojë politike e Trump, për të fajësuar Kinën për virusin.

Mediat e huaja theksojnë se kjo mbyllje e hetimit erdhi, kur po shihej se kishte disa prova thelbësore. Madje teoria se virusi erdhi nga një laborator kinez po fitonte mbështetjen të shkencëtarëve kryesorë, të cilët më parë shprehnin skepticizëm, të tillë si Anthony Fauci, që tha se origjina nga Kina duket e besueshme.

Të fundit