16/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Më shumë se 130 persona janë shëruar nga koronavirusi

Më shumë se 130 persona të infektuar nga koronavirusi janë shënuar, deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, Xhang Gjun.

“Kemi humbur shumë jetë, por në të njëjtën kohë shpëtuam më shumë se 130 njerëz, të cilët po shërohen”, deklaroi Xhang.

Ai tha se është shumë me rëndësi që lloji i virusit është identifikuar dhe që mund të dallohet nga të tjerët.

“Lufta kundër virusit dhe parandalimi i përhapjes së tij mbesin prioritete kryesore për Kinën. Jemi të sigurt se mund të fitojmë”, ka thënë Xhang.

Ai mendon se në luftën kundër koronavirusit është i nevojshëm bashkëpunim ndërkombëtar, por edhe se Kina u bën thirrje të gjithëve të përmbahen nga rizmadhimi i seriozitetit të situatës, duke theksuar se mund të dëgjohen edhe komente të papërgjegjshme.

Komisioni shëndetësor kinez kumtoi se nga pasojat e koronavirusit në Kinë e kanë humbur jetën 213 persona, ndërsa 9.692 janë infektuar.

Për 24 orë numri i viktimave është rritur për 43 persona.

Numër më të madh të rasteve ka në provincën Hubei dhe kryeqytetin Vuhan ku është vatra e virusit.

Jashtë Kinës nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dje ka shpallur gjendje globale të jashtëzakonshme, pasi numri i rasteve të të infektuarave me koronavirus u rrit për më shumë se dhjetë herë për një javë. fb/

Të fundit