23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mediat maqedonase thonë që Ali Ahmeti mund të garojë për President

Kreu i BDI-së po mendon nëse do ta pranojë sfidën. Anëtarët e partisë së tij besojnë se vetëm Ahmeti e meriton të jetë kandidat për president.

Argumentet për këtë janë se votuesit shqiptarë do të vendosin për të në plebishit dhe kandidatura do të ishte një nxitje e madhe për zgjedhjet parlamentare, shkruan kështu “Sloboden Pechat” duke ju referuar burimeve të tyre.

A ka mundësi që për herë të parë zgjedhjet për kreun e shtetit të jenë shumë më emocionuese se zgjedhja e përbërjes së re parlamentare dhe qeverisë?

Ky mund të jetë realitet nëse konfirmohet informacioni se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, po i futet garës presidenciale kundër kandidatit për president të opozitës shqiptare, Arben Taravari, i cili e promovoi sot kandidaturën.

Nëse Ahmeti vendos të jetë kandidat për president të BDI-së, kjo do të shkaktojë trazira jo vetëm në bllokun politik shqiptar, por edhe në atë maqedonas.

Lajmi i plotë: https://www.slobodenpecat.mk/dali-ahmeti-kje-se-kandidira-za-shef-na-drzhavata/

Të fundit