03/03/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Me këto kushte, nuk do të pajtohemi që bullgarët të hyjnë në Kushtetutë

Nën këto kushte as tani, as në të ardhmen nuk do të pajtohemi që bullgarët të hyjnë në Kushtetutë, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Mickoski për radio “Lider” theksoi se derisa është kryetar i VMRO-DPMNE-së edhe nëse nuk vjen deri në ndryshim të kushteve, pa dallim nëse VMRO-DPMNE-ja e udhëheq Qeverinë ose jo nuk do të ndodhin ndryshime, siç thotë për shkaqe parimore.

Sipas Mickoskit, deri më tani Bullgaria nuk ka treguar vullnet të mirë ndaj shtetit tonë.

“Çka është ajo që do të tregojë Bullgaria si shenjë e vullnetit të mirë se me të vërtetë në të ardhmen nuk do të ketë çfarëdo qoftë obstruksione ndaj Maqedonisë. Çka është ajo që Bullgaria e ka treguar dhe e ka manifestuar? Unë nga atje nuk shoh sinjale përveç asaj që heshtin”, tha Mickoski.

Ai theksoi se nuk e di një shtet tjetër që ka pasur kontest dypalësh në Kornizën negociuese me BE-në.

Të fundit