24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot i vranët me periudha me diell

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell veçanërisht pasdite. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fortë nga veriu, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 4 deri në 13 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga veriu. Temperatura minimale do të bie në -2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.

Pas vranësirave të sotme të përkohshme, vijon periudha e motit stabil dhe të thatë me rritje të temperaturave. Dukshëm më ngrohtë do të jetë të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme.

Të fundit