13/10/2024
10 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Manastir fillon Festivali internacional i Muzikës së botës

Me koncert të Heli Siekinen,  artiste e njohur nga Finlanda,  sonte në Manastir fillon edicioni i 11-të i Festivalit internacional të Muzikës së botës.

Heli Siekinen pesë herë ka qenë më e mira në garat për harmonikë në Finlandë, ka mësuar  në shkollat kombëtare dhe ka diplomuar në  konservatoriumin Jivaskilla në Finlandë.

“Koncerti i sontëm “Tango” është njëri nga koncertet e shumta  të cilat Heli Siekinen i ka mbajtur në botë, duke filluar nga i pari  në vitin 2010 me orkestrin simfonik të Universitetit Jivaskilla. Para publikut vendor këtë herë do të marrë pjesë  me orkestrin e Dhomës së Manastirit dhe përveç me harmonikën e saj, ajo  do të luajë edhe  me bandoneon”, lajmëruan nga IK Qendra për kulturë-Manastir, nikoqir dhe organizator i festivalit Muzika e Botës.

Për uikend në suaza të ngjarjes  kulturore tradicionale të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Manastirit koncerte do të mbajnë edhe  pop ylli i njohur muzikor nga Serbia Jelena Tomasheviq Bosilçiq e cila do të performojë të shtunën, dhe Xhambo Agushevi Orkestër me performancën e të cilit të dielën përfundon  festivali Muzika e botës. .

Të fundit