27/05/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në rajonin e Tetovës gjithsej 188.329 qytetarë me të drejtë vote

Në gjashtë komunat e rajonit të Tetovës në zgjedhjet presidenciale mundësi për votim do të kenë gjithsej 188.329 qytetarë me të drejtë vote. Të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë në gjithsej 265 vendvotime.

Në Komunën e Tetovës do të votojnë 86.309 qytetarë, prej tyre 69 janë persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe 96 njerëz të cilët ishin regjistruar si persona të zhvendosur ose janë duke e vuajtur masën e paraburgimit ose dënimit me burg. Votimi në territorin e Tetovës do të bëhet në 117 vendvotime.

Vijon Bogovina me 28.570 votues dhe 38 vendvotime. Prej tyre të martën votojnë dy persona jashtë vendit si dhe 11 për shkak të vuajtjes së dënimit me burg ose masës së paraburgimit, si dhe 25 si të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Në Zhelinë komisioni komunal zgjedhor ka evidentuar 25.132 votues, ka 35 vendvotime. Nuk ka votues të regjistruar një ditë para zgjedhjeve.

Komuna e Tearcës numëron 22421 votues në 30 vendvotime. Prej tyre do të votojnë 8 si të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa 50 janë të zhvendosur.

Në Bërvenicë ka 24 vendvotime ku do të mund të votojnë 15.897 qytetarë. Prej tyre 15 votojnë një ditë më parë për shkak të sëmundjes ose se janë të pafuqishëm, përderisa 9 persona këtë do ta bëjnë në institucionet ndëshkuese – korrigjuese.

Më së paku votues ka në komunën e Jegunovcit ku janë regjistruar saktë 10.000 votues dhe 21 vendvotime. Nga votuesit 51 janë regjistruar që të votojnë një ditë më parë.

Të fundit