22/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nëse lejojnë kushtet e tokës, bujqit të vazhdojnë me krasitjen e hardhive dhe pemëve

 Reshjet e shiut nga fundi i javës së kaluar ishin të mirëseardhura për plotësimin e lagështisë në truall, posaçërisht për të mbjellat vjeshtore, thonë agrom eteorologët. Sipas tyre, nëse lejojnë kushtet e tokës, bujqit duhet të vazhdojnë me krasitjen e hardhive dhe pemëve, t’i përgatisin sipërfaqet në prodhimtari plastike dhe eventualisht, t’i riushqejnë kulturat vjeshtore.

“Përveç rezervës së mirë të lagështisë për periudhën e ardhshme vegjetuese, reshjet kontribuojnë edhe për plotësimin e akumulimeve artificiale”, theksojnë agrometeorologët nga DPHM.

Deri të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell, vende-vende me temperatura të mëngjesit nën zero. Vranësira të shtuara do të ketë nga e diela, ndërsa prej fillimit të javës së ardhshme priten reshje lokale të shiut. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -6 në viset më të larta, deri 6 gradë, ndërsa maksimalja do të jetë prej 7 deri 17 gradë.

Të fundit