Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në rrugën “Kral Petri” në veriun e Mitrovicës ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira shtatë vetura.
Sipas Policisë deri te aksidenti ka ndodhur derisa një i dyshuar- i panjohur deri më tani, duke drejtuar një veturë ngjyrë hiri, nga qendra e Mitrovicës është kthyer në drejtim të Zveçanit duke i goditur gjashtë veturat në lëvizje si dhe një veturë në parking.
I dyshuari ka vazhduar lëvizjen dhe nuk është ndal në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar një person i rritur dhe një fëmijë. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar.