23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Nuk ka kidnapime”, Policia e Maqedonisë së Veriut demanton informacionet që po shpërndahen në rrjetet sociale

Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut i mohojnë informacionet e shpërndara në rrjetet sociale për gjoja kidnapime nga një grup i caktuar. Nga MPB theksojnë se nuk ka raportime të tilla.

“Nuk ka asnjë fëmijë të kidnapuar, e as kidnapues. Bëjmë thirrje që të mos përhapen dezinformata në rrjetet sociale të cilat kanë për qëllim që t’i shqetësojnë qytetarët. Policia është e pranishme kudo dhe e garanton sigurinë e qytetarëve”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.

Të fundit