27/05/2024
19 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nxënësi Drin Imeri nga Shkolla Fillore Naim Frasheri në Tetovë, fiton çmimin e parë në garat shtetërore në lëminë e matematikës

Nxënësi i Klasës së Gjashtë të Shkollës fillore “Naim Frasheri” nga Tetova, Drin Imeri, ka fituar çmimin e parë në garat shtetërore nga Matematika nën udhëheqjen e arsimtares Arta Halili Islami, të organizuar nga Shoqata e Matematicientëve të Maqedonisë, të mbajtur më 14 Maj 2023 në FSHMN të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.

Drin Imeri paraprakisht ka fituar edhe vendin e parë në garat komunale të Matematikës në Komunën e Tetovës, si dhe vendet e para në garat komunale dhe regjionale të gjuhës angleze “Spelling bee” të organizuara nga këndi Amerikan (American Corner).

Drin Imeri është edhe fitues i medaljes së Bronzë Digjitale të Olimpiadës Ndërkombëtare në kategorinë e matematikës, të njohur si International STEM Olympiad 2023.

Ky sukses i madh i Drin Imerit dhe talenti i tij i jashtëzakonshëm janë një frymëzim i vërtetë për të gjithë nxënësit e tjerë, dhe i bëjnë komunitetin shkollor të Shkollës Fillore Naim Frasheri, të ndjehet krenar për të arriturat e arsimtarëve dhe nxënësve të tyre.

Njeherit këto rezultate janë deshmi që puna e palodhshme dhe përkushtimi në fund kurorëzohen gjithmonë me sukses.

Të fundit