04/05/2024
9.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1793

Projektuesit dhe ndërtimtarët e Gostivarit bashkëbiseduan me kryetarin Taravari dhe përgjegjësit e Sektorit të urbanizimit

0

Projektuesit dhe ndërtimtarët e Gostivarit, ishin të ftuar sot për bashkëbisedim në mjediset e Komunës së Gostivarit, ku para kryetarit Arben Taravari dhe përgjegjësve të Sektorit të urbanizimit shpalosën të gjitha vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tyre për punë më efikase dhe planifikim më të mirë të urbanizimit në komunë.

“Qëllimi i këtij takimi është që të dëgjojmë opinionet e arkitektëve dhe ndërtimtarëve, me qëllim që në bazë të vërejtjeve dhe sugjerimeve të tyre të rrisim efikasitetin e shërbimeve në sferën e urbanizimit, të përgatisim plane më të përshtatshme urbanistike dhe gjithçka tjetër që tangon ata sa i përket urbanizimit dhe ndërtimit”, theksoi kryetari Arben Taravari.

Përgjegjësi i Sektorit të urbanizimit pranë Komunës së Gostivarit, Sefedin Bilalli njoftoi se takime të këtilla informative-konsultative do të mbahen rregullisht në çdo dy-tre muaj, respektivisht sipas nevojës, me qëllim të rritjes së transparencës në punë dhe përfshirjes sa më të madhe të projektuesve dhe ndërtimtarëve në proceset e vendimmarrjes.

Pas’halidis: Prespa mundet dhe do të jetë liqeni i miqësisë dhe bashkëpunimit

0

Kemi tre shtete, dy liqene dhe një të ardhme të përbashkët. Prespa mundet që të jetë edhe liqeni i miqësisë dhe bashkëpunimit, thotë kryetari i komunës së Prespës, Panajotis Pas’halidis në intervistën për radion “Praktorio fm” të agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA.

Duke folur për nënshkrimin e marrëveshjes midis Maqedonisë Veriore dhe Greqisë për hapjen e kalimit kufitar Markova Noga-Lemos, Pas’halidis thotë se kjo është një kërkesë e vjetër e banorëve të këtij rajoni, tashmë 52 vjeç, ndërsa në vitin 2017 i është parashtruar edhe kryeministrit grek. Sqaron se kalimi kufitar ka qenë në funksion prej vitit 1959 deri në vitin 1967, kur junta ushtarake greke në Greqi, njëzëri ka vendosur që ta mbyllë, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas kryetarit të komunës së Prespës, kalimi i ri hap perspektivë për përforcimin e bashkëpunimit bilateral dhe marrëdhënieve midis popujve në rajon.

“Marrëdhëniet kanë avancuar më shumë në këtë periudhë, kemi rreth gjashtë projekte ndërkufitare që janë në vijim, ndërsa projekti më i madh është ndërtimi i doganave. Ky projekt është rreth pesë milionë euro, vlerë e siguruar për formimin e kalimit kufitar, sqaroi Pas’halidis.

Gjykata e Apelit ia zvogëloi dënimin Jankullovskës për rastin “Tank” në katër vjet

0

Gjykata e Apelit Shkup pjesërisht i ka pranuar ankesat e së akuzuarës Gordana Jankullovska për lëndën “Tank” në mënyrë që e ndryshoi aktgjykimin e shkallës së parë në pjesën e vendimit për dënimin dhe të akuzuarën e dënoi me katër vite burg.

Gjykata e Apelit Shkup në pjesën tjetër, aktgjykimin e shkallës së parë në tërësi e konfirmoi.

“Duke vepruar sipas lëndës penale KOKZH-46/18, në opinion i njohur si ‘Tank’, pas seancë së mbajtur publike, Gjykata mori vendim me të cilin ankesat e së akuzuarës Gordana Jankullovska nga Shkupi pjesërisht i pranoi në mënyrë që e ndryshoi aktgjykimin e shkallës së parë në pjesën e vendimit për dënimin dhe të akuzuarën e dënoi me 4 (katër) vjet burg”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Nga Gjykata e Apelit informojnë se vendimi i tillë do të publikohet në tërësi në ueb faqen e gjykatës në afat të përcaktuar me Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e dënoi ish ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska me gjashtë vjet burg për furnizim të ‘mercedesit’ luksoz në procedurë të ndarë për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike. bsh/

Me ekip të ministrave deri në realizim më të mirë të investimeve kapitale

0

Investimet kapitale në vitin 2019 do të realizohen më intensivisht. Për këtë qëllim është bërë ekip i ministrave, i cili ka për detyrë ta kontrollojë realizimin e tyre, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

“Është bërë ekip të cilin do ta udhëheqi unë së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, ekip i cili ka për detyrë që në emër të Qeverisë t’i kontrollojë investimet kapitale dhe t’i përshpjetojë. Ekipi filloi të funksionojë para një muaji dhe veçmë ka bërë hapa serioze, ndërsa numrat tek së pari do të shihen”, deklaroi Angjushev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve para fillimit të konferencës arbitrale ndërkombëtare “Përmes avancimit të legjislaturës arbitrale deri në ambient më të mirë afarist” në Odën ekonomike të Maqedonisë.

Ai potencoi se realizimi i vogël i investimeve kapitale në dy muajt e parë të këtij viti ka të bëjë me kushtet e këqija ndërtimore. bsh/

Deskoska: Aleanca për Shqiptarët dhe Besa japin mbështetje që PSP-ja të jetë organ i veçantë në suaza të PPRM

0

Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Besa në takimin e sotëm në Kuvend me kryeministrin Zoran Zaev dhe minsitren e Drejtësisë Renata Deskoska kanë shfaqur mbështetje për ekzistimin e PSP-së si organ i veçantë në suaza të Prokurorisë Publike e cila do të ketë kompetenca efikase.

“Në përgjithësi nga takimi i sotëm është mbështetje për PSP-në si organ i cili do të ketë kompetenca efikase dhe që do të jetë prokurori e veçantë dhe është pjesë e lëigjit të tanishëm. Në pjesën e mënyrës të përdorimit të incizimeve si mjete dëshmuse do të ketë konsultime shtesë”, tha Deskoska pas bisedimeve me Aleancën për Shqiptarët dhe Besën të mbajtura në drejtim të sigurimit të shumicës prej dy të tretave për ligjin për prokurori.

Në pyetjen e gazetarëve ajo tha se i kanë shqyrtuar amendamentet që i ka parashtruar VMRO-DPMNE-ja opozitare, ndërsa targetojnë tre grupe të çështjeve: statusi i PSP-së, dëshmitë dhe procedurat gjyqësore të cilat për momentin i udhëheq PSP-ja dhe i treti janë pështje të ndryshme në suaza të ligjit.

“Të gjitha porositë të cilat i marrim na BE-ja tregojnë se PSP-ja duhet të jetë prokurori e veçantë në sistemin e prokurorisë publike, nuk do të thotë shkrirje e tyre, me porosi të cilat i dëgjojnë edhe përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së. Pres se edhe krahas amendamenteve q sot do t’i shqyrtojmë në takimet e pasdites, do t’i kenë parasysh edhe sugjerimet që sot ishin përsëritur edhe na ana e ambasadorit të BE-së, me qëllim të krijojmë zgjidhje e cila do të marrë vlerësim pozitiv nga Brukseli, dhe do të jetë kompatibile me rekomandimet evropiane. Miratimi i ligjit i cili do t’i kënaqë interesat e cilitdo qoftë nuk mund të pranohet”, tha ministrja Deskoska.

Ajo theksoi se lidhur me përdorimin e materialeve në ligjin është bërë dallimi i lëndëve të cilat janë inicuar në afat prej 18 muajve, ndërsa në periudhën tjetër audio-regjistrimet do të përpunohen dhe do të përdoren si dëshmi dhe do të shkohet në Gjykatë.

“Cilido propozim apo amendament që është paraqitur dhe e cili kërkon mbylljen e të gjitha lëndëve pas 18 maujtve të parë është diçka që nuk mund të pranohet”, tha Deskoska.

Ajo pret që në pajtim me sugjerimet e BE-së, ky ligj të miratohet në një afat më të shkurtër të mundshëm sepse mbyllet raporti i KE-së për vendin tonë.

Nëntë të arrestuar për “Fake News”

0

Nëntë tajlandezë janë arrestuar pasi akuzohen të kenë shpërndarë fake news në rrjetet sociale, ndërkohë që kureshtja është gjithmonë në rritje ndërsa afrohet publikimi i rezultateve të zgjedhjeve legjislative të së dielës.

Këta nëntë përdorues të internetit akuzohen të kenë shpërndarë në Facebook informacione të rreme mbi shkarkimin e dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e 600 000 fletëve të pavlefshme.

”Ata kanë deklaruar se nuk e dinin që bëhej fjale për fake news”, deklaroi Siriwat Deephor, zëdhënës i policisë.

Ata rrezikojnë deri në pesë vite burg, në bazë të ligjit shumë të diskutuar për krimet elektronike.

Mungesa e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shumë ditë pas zgjedhjeve legjislative të 24 marsit, po nervozon zgjedhësit dhe partitë politike.

Deri tani janë publikuar vetëm rezultatet e pjesshme, ato përfundimtaret duhet të publikohen deri më 9 maj/AFP.

Boeing riprogramon softuerin e aeroplanëve 737 MAX

0

Kompania amerikane Boeing ka thënë të mërkurën se ka riprogramuar softuerin e aeroplanëve të llojit, 737 MAX, në mënyrë që të parandalohen të dhëna të gabuara, çka mund të kenë shkaktuar incidente më parë.

Kjo kompani ka bërë këto komente në kohën kur është i është dhënë vëmendje ndërkombëtare, meqë dy aeroplanë të këtij lloji janë rrëzuar në gjashtë muajt e fundit, duke lënë qindra persona të vdekur.

Prodhuesi i aeroplanëve ka thënë të ketë bërë ndryshime në sistemin, që besohet se ka pasur probleme në të paktën një aksident.

Prandaj, sipas kompanisë, sistemi i ri softuerik do t’iu japë pilotëve më shumë kontroll.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar se aksidentet si këto të mos ndodhin asnjëherë”, ka thënë nënpresidenti i Departamentit për Zhvillimin e Ardhshëm të Aeroplanëve në këtë kompani, Mike Sinnett.

Aktualisht, më shumë se 300 aeroplanë Boeing 737 MAX 8 dhe MAX 9 janë jashtë shërbimit në gjithë botën.

Shumica e shteteve, përfshirë Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të pezullojnë fluturimet me këtë lloj të aeroplanëve derisa të bëhen të ditura detajet e dy incidenteve të fundit në Etiopi dhe Indonezi.

Ligjet me dy të tretën e shumicës që Ivanovi nuk i ka nënshkruar do të presin firmën e presidenti të ri

0

Ligjet për të cilat presidenti Gjorge Ivanov i ka kthyer në Kuvend dhe dje ishin miratuar sërish, do të dërgohen tek shefi i ri i vendit, por nëse sërish nuk nënshkruhen, do të caktohet seancë e re e Kuvendit në një afat prej 30 ditësh nga miratimi i tyre, paralajmëroi sot kryetari i Kuvendit të Dhomës Ligjvënëse Talat Xhaferi.

Për ligjet, të cilat Ivanovi i ka kthyer, dhe nevojitet dy e treta e shumicës seancë do të mbahet pas 6 majit kur edhe pritet që të zgjidhjet presidenti i ri.

Përndryshe, lidhur me ligjet e reformave, Xhaferi tha se nuk ka pengesë formale që Kuvendi të mbajë mbledhje në kohën e fushatës zgjedhore, por praktika e deritanishme ka treguar se seancat janë keqpërdorur në funksion të fushatave zgjedhore dhe prandaj nuk do të caktohet seanca gjatë procesit zgjedhor.

Ai konsideron edhe se nuk ka nevojë që të shpejtohet dhe se ka hapësirë edhe gjatë majit ato të miratohen, sepse Raporti për vendin KE-ja do ta publikojë më vonë për shkak të zgjedhjeve evropiane parlamentare.

Qytetarët do të jenë përher humbës në raport me politikanët a e dini Pse ?.

0

Ejup Berisha

Pse te ne përher përfitojnë politikanët dhe gjithmonë humbës janë qytetarët. Kësaj pyetje unë ja di shumë mirë përgjigjen andaj nuk më duhet ndihmë e askujt për të ma sqaruar. Kështu qytetarët përher janë humbës sepse elitave politike ju japin besim, përkrahje dhe mbështetje tepër të madhe dhe këta kur të forcohen shumë apo kur ta fusin tërë pushtetin në duart e tyre atëher të njëjtët e fillojnë hakmarrjen e ashpër, të egër dhe të pamëshirshme ndaj qytetarëve. Një teori politike që është bërë praktikë thotë se pas marrjes së pushtetit duhet të niset luftë ndaj të gjithë atyre që ju kanë ndihmuar për tu futur në politikë.Apo duhet larguar nga vetja të gjithë këta njerëz me qëllim që rreth vetes të merren njerëz të tjerë që do të jenë më të dëgjueshëm dhe më të nënshtrueshëm ndaj politikanëve sepse këta të dytët nuk mund tu thonë asgjë të paktën asnjë fjalë politikanëve për futjen në anbientin politik. Këtë metodë e kanë zbatuar të gjithë politikanët gjithkund në botë por edhe këtu te ne këta nuk e kanë lënë anash. Pra politikanët kur nuk janë kurrfar faktori në politikë nga qytetarët fitojnë vota pastaj këta fitojnë pozicione të larta në institucione shtetërore dhe krejt në fund bëhen njerëz shumë të pasur, apo disa prej tyre që vjedhin e që bëjnë keqpërdorime pa masë bëhen edhe afarist dhe këtu këtyre u përfundon karriera e tyre në politikë. Pra këta më nuk janë politikan edhe përkundër faktit që të njëjtët akoma kërkojnë vota dhe sillen në politikë dhe këtë gjë ata e bëjnë me qëllim që tu shmangen përgjegjsive dhe mundësive për përndjekje eventuale penale për keqpërdorimet dhe shkeljet e normave kushtetuese e ligjore për shkak të imunitetit që e gëzojnë. Faktor i dytë që i bën shumë të fuqishëm politikanët në raport me qytatarët është fakti se shpindën politikanëve më së shumti ua ruajnë disa qytetarë interesxhi të cilëve politikanët u hedhin dicka në xhep dhe këta pastaj rrahin shantazhojnë dhe vrasin njerëz pa kurrfar frike dhe turpi në emër, për dëshirën dhe teket e padronit të tyre.Kjo i ngjanë asaj situate kur pronari i qenit vetë knaqet duke ngrënë mish dhe në fund ky qenit të vet që është bërë ujë apo dhe qull nga lakmia për ushqim ia hedh një asht të vogël dhe të zhveshur nga mishi që e ka ngrënë vet dhe të nesërmen ky qeni është në gjendje që tërë ditën ti vrapojë ti shqetësojë bile edhe ti shqyej të gjithë banorët e lagjes poqëse pronari e urdhëron që ta bën një gjë të tillë. Prandaj nëse qytetarët duan ti kenë punët më miŕë në raport me politikanët duhet që më shumë ti mbrojnë interesat e tyre qytetare sesa këta më tepër ti mbrojnë interesat e politikanëve gjë që e bèjnë përher qytetarët. Një qështje tjetër shumë e cuditshme është edhe ajo se qytetarët në përgjithësi pa marrë parasyshë se a përfitojnë dicka nga politikanët apo nuk përfitojnë asgjë të njëjtët nuk janë në gjendje që në raport me të tjerët ta duan më shumë vetveten se të tjerët. Psh nëse këta tërë vemendjen e kanë përqëndruar te politikanët se te vetvetja apo më shumë i duan dhe i respektojnë politikanët se vetveten të njëjtët do ta kenë të vështirë të ballafaqohen dhe ti kuptojnë drejtë sjelljet qëllimet dhe intrigat e politikanëve. Kështu që kur nënshtrimi ndaj politikanëve është tepër i madh kjo pastaj kalon në servilitet e kur je servil shumë i madh nuk je më vetvetja prandaj më pas nuk mund të mendosh të gjykosh edhe të logjikosh drejtë. Kjo i bie sikurse kur je shumë i dashuruar në një person që nuk e ka asnjë cilësi njerëzore e morale por ty të duket se është yll tepër i madh. Dhe një ditë edhe në rast se të tradhëton ky person i dashur ti je në gjendje të mendosh se mos vallë je në ëndërr me bindjen se personi i zemrës nuk e bën kurr nië gjë të tillë bile edhe atëher kur ajo flas për personin e gjinisë femër ndoshta ka gjasa të ketë fjetur me gjysmën e djemëve të lagjes por ti akoma mendon se e dashura jote është femra më e ndershme në botë. Prandaj për të qenë qytetarët më fitues se politikanët duhet ta duan më tepër vetveten ndërsa politikanët ti duan dhe respektojnë aq sa e meritojnë.

Sela pyet: A e ka kryer punën e saj Prokuroria Speciale?

0

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev shtroi pyetjen nëse Prokuroria Speciale ka kryer detyrën e saj. Sipas tij propozim ligji në fjalë për Prokurorinë Publike i merr autonominë Prokurorisë Speciale.

“Gabimisht parashtrohet pyetja në opinion se ky është Ligj për Prokurorinë Speciale, realisht ky është ligj i cili në një far forme ia merr autonominë Prokurorisë Speciale. Ne si Aleanca për Shqiptarët jemi për vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale, në pafundësi. Ne mandej jemi edhe për formimin e Gjykatës Speciale e cila do të merret me ankimin e ankesave nga Prokuroria Speciale. Po për Prokurorinë Speciale, por kjo prokurori duhet të dëshmoj nëse është për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, deklaroi Zijadin Sela, kryetar i ASH-së, sipas të cilit përgjimet të vazhdojnë të jenë prova materiale dhe për proceset gjyqësore që duhet të zhvillohen në të ardhmen, pa kufizime.

“Ne kemi disa propozime në lidhje edhe me këtë Ligj. Partizimi i Prokurorisë së përgjithshme dhe gjykatave në përgjithësi duhet të merr fund, këtu duhet gatishmëria edhe e qeverisë”, tha Sela.