04/05/2024
13.3 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1793

Pas’halidis: Prespa mundet dhe do të jetë liqeni i miqësisë dhe bashkëpunimit

0

Kemi tre shtete, dy liqene dhe një të ardhme të përbashkët. Prespa mundet që të jetë edhe liqeni i miqësisë dhe bashkëpunimit, thotë kryetari i komunës së Prespës, Panajotis Pas’halidis në intervistën për radion “Praktorio fm” të agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA.

Duke folur për nënshkrimin e marrëveshjes midis Maqedonisë Veriore dhe Greqisë për hapjen e kalimit kufitar Markova Noga-Lemos, Pas’halidis thotë se kjo është një kërkesë e vjetër e banorëve të këtij rajoni, tashmë 52 vjeç, ndërsa në vitin 2017 i është parashtruar edhe kryeministrit grek. Sqaron se kalimi kufitar ka qenë në funksion prej vitit 1959 deri në vitin 1967, kur junta ushtarake greke në Greqi, njëzëri ka vendosur që ta mbyllë, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas kryetarit të komunës së Prespës, kalimi i ri hap perspektivë për përforcimin e bashkëpunimit bilateral dhe marrëdhënieve midis popujve në rajon.

“Marrëdhëniet kanë avancuar më shumë në këtë periudhë, kemi rreth gjashtë projekte ndërkufitare që janë në vijim, ndërsa projekti më i madh është ndërtimi i doganave. Ky projekt është rreth pesë milionë euro, vlerë e siguruar për formimin e kalimit kufitar, sqaroi Pas’halidis.

Gjykata e Apelit ia zvogëloi dënimin Jankullovskës për rastin “Tank” në katër vjet

0

Gjykata e Apelit Shkup pjesërisht i ka pranuar ankesat e së akuzuarës Gordana Jankullovska për lëndën “Tank” në mënyrë që e ndryshoi aktgjykimin e shkallës së parë në pjesën e vendimit për dënimin dhe të akuzuarën e dënoi me katër vite burg.

Gjykata e Apelit Shkup në pjesën tjetër, aktgjykimin e shkallës së parë në tërësi e konfirmoi.

“Duke vepruar sipas lëndës penale KOKZH-46/18, në opinion i njohur si ‘Tank’, pas seancë së mbajtur publike, Gjykata mori vendim me të cilin ankesat e së akuzuarës Gordana Jankullovska nga Shkupi pjesërisht i pranoi në mënyrë që e ndryshoi aktgjykimin e shkallës së parë në pjesën e vendimit për dënimin dhe të akuzuarën e dënoi me 4 (katër) vjet burg”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Nga Gjykata e Apelit informojnë se vendimi i tillë do të publikohet në tërësi në ueb faqen e gjykatës në afat të përcaktuar me Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e dënoi ish ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska me gjashtë vjet burg për furnizim të ‘mercedesit’ luksoz në procedurë të ndarë për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike. bsh/

Me ekip të ministrave deri në realizim më të mirë të investimeve kapitale

0

Investimet kapitale në vitin 2019 do të realizohen më intensivisht. Për këtë qëllim është bërë ekip i ministrave, i cili ka për detyrë ta kontrollojë realizimin e tyre, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

“Është bërë ekip të cilin do ta udhëheqi unë së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, ekip i cili ka për detyrë që në emër të Qeverisë t’i kontrollojë investimet kapitale dhe t’i përshpjetojë. Ekipi filloi të funksionojë para një muaji dhe veçmë ka bërë hapa serioze, ndërsa numrat tek së pari do të shihen”, deklaroi Angjushev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve para fillimit të konferencës arbitrale ndërkombëtare “Përmes avancimit të legjislaturës arbitrale deri në ambient më të mirë afarist” në Odën ekonomike të Maqedonisë.

Ai potencoi se realizimi i vogël i investimeve kapitale në dy muajt e parë të këtij viti ka të bëjë me kushtet e këqija ndërtimore. bsh/

Deskoska: Aleanca për Shqiptarët dhe Besa japin mbështetje që PSP-ja të jetë organ i veçantë në suaza të PPRM

0

Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Besa në takimin e sotëm në Kuvend me kryeministrin Zoran Zaev dhe minsitren e Drejtësisë Renata Deskoska kanë shfaqur mbështetje për ekzistimin e PSP-së si organ i veçantë në suaza të Prokurorisë Publike e cila do të ketë kompetenca efikase.

“Në përgjithësi nga takimi i sotëm është mbështetje për PSP-në si organ i cili do të ketë kompetenca efikase dhe që do të jetë prokurori e veçantë dhe është pjesë e lëigjit të tanishëm. Në pjesën e mënyrës të përdorimit të incizimeve si mjete dëshmuse do të ketë konsultime shtesë”, tha Deskoska pas bisedimeve me Aleancën për Shqiptarët dhe Besën të mbajtura në drejtim të sigurimit të shumicës prej dy të tretave për ligjin për prokurori.

Në pyetjen e gazetarëve ajo tha se i kanë shqyrtuar amendamentet që i ka parashtruar VMRO-DPMNE-ja opozitare, ndërsa targetojnë tre grupe të çështjeve: statusi i PSP-së, dëshmitë dhe procedurat gjyqësore të cilat për momentin i udhëheq PSP-ja dhe i treti janë pështje të ndryshme në suaza të ligjit.

“Të gjitha porositë të cilat i marrim na BE-ja tregojnë se PSP-ja duhet të jetë prokurori e veçantë në sistemin e prokurorisë publike, nuk do të thotë shkrirje e tyre, me porosi të cilat i dëgjojnë edhe përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së. Pres se edhe krahas amendamenteve q sot do t’i shqyrtojmë në takimet e pasdites, do t’i kenë parasysh edhe sugjerimet që sot ishin përsëritur edhe na ana e ambasadorit të BE-së, me qëllim të krijojmë zgjidhje e cila do të marrë vlerësim pozitiv nga Brukseli, dhe do të jetë kompatibile me rekomandimet evropiane. Miratimi i ligjit i cili do t’i kënaqë interesat e cilitdo qoftë nuk mund të pranohet”, tha ministrja Deskoska.

Ajo theksoi se lidhur me përdorimin e materialeve në ligjin është bërë dallimi i lëndëve të cilat janë inicuar në afat prej 18 muajve, ndërsa në periudhën tjetër audio-regjistrimet do të përpunohen dhe do të përdoren si dëshmi dhe do të shkohet në Gjykatë.

“Cilido propozim apo amendament që është paraqitur dhe e cili kërkon mbylljen e të gjitha lëndëve pas 18 maujtve të parë është diçka që nuk mund të pranohet”, tha Deskoska.

Ajo pret që në pajtim me sugjerimet e BE-së, ky ligj të miratohet në një afat më të shkurtër të mundshëm sepse mbyllet raporti i KE-së për vendin tonë.

Nëntë të arrestuar për “Fake News”

0

Nëntë tajlandezë janë arrestuar pasi akuzohen të kenë shpërndarë fake news në rrjetet sociale, ndërkohë që kureshtja është gjithmonë në rritje ndërsa afrohet publikimi i rezultateve të zgjedhjeve legjislative të së dielës.

Këta nëntë përdorues të internetit akuzohen të kenë shpërndarë në Facebook informacione të rreme mbi shkarkimin e dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e 600 000 fletëve të pavlefshme.

”Ata kanë deklaruar se nuk e dinin që bëhej fjale për fake news”, deklaroi Siriwat Deephor, zëdhënës i policisë.

Ata rrezikojnë deri në pesë vite burg, në bazë të ligjit shumë të diskutuar për krimet elektronike.

Mungesa e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shumë ditë pas zgjedhjeve legjislative të 24 marsit, po nervozon zgjedhësit dhe partitë politike.

Deri tani janë publikuar vetëm rezultatet e pjesshme, ato përfundimtaret duhet të publikohen deri më 9 maj/AFP.

Boeing riprogramon softuerin e aeroplanëve 737 MAX

0

Kompania amerikane Boeing ka thënë të mërkurën se ka riprogramuar softuerin e aeroplanëve të llojit, 737 MAX, në mënyrë që të parandalohen të dhëna të gabuara, çka mund të kenë shkaktuar incidente më parë.

Kjo kompani ka bërë këto komente në kohën kur është i është dhënë vëmendje ndërkombëtare, meqë dy aeroplanë të këtij lloji janë rrëzuar në gjashtë muajt e fundit, duke lënë qindra persona të vdekur.

Prodhuesi i aeroplanëve ka thënë të ketë bërë ndryshime në sistemin, që besohet se ka pasur probleme në të paktën një aksident.

Prandaj, sipas kompanisë, sistemi i ri softuerik do t’iu japë pilotëve më shumë kontroll.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar se aksidentet si këto të mos ndodhin asnjëherë”, ka thënë nënpresidenti i Departamentit për Zhvillimin e Ardhshëm të Aeroplanëve në këtë kompani, Mike Sinnett.

Aktualisht, më shumë se 300 aeroplanë Boeing 737 MAX 8 dhe MAX 9 janë jashtë shërbimit në gjithë botën.

Shumica e shteteve, përfshirë Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të pezullojnë fluturimet me këtë lloj të aeroplanëve derisa të bëhen të ditura detajet e dy incidenteve të fundit në Etiopi dhe Indonezi.

Ligjet me dy të tretën e shumicës që Ivanovi nuk i ka nënshkruar do të presin firmën e presidenti të ri

0

Ligjet për të cilat presidenti Gjorge Ivanov i ka kthyer në Kuvend dhe dje ishin miratuar sërish, do të dërgohen tek shefi i ri i vendit, por nëse sërish nuk nënshkruhen, do të caktohet seancë e re e Kuvendit në një afat prej 30 ditësh nga miratimi i tyre, paralajmëroi sot kryetari i Kuvendit të Dhomës Ligjvënëse Talat Xhaferi.

Për ligjet, të cilat Ivanovi i ka kthyer, dhe nevojitet dy e treta e shumicës seancë do të mbahet pas 6 majit kur edhe pritet që të zgjidhjet presidenti i ri.

Përndryshe, lidhur me ligjet e reformave, Xhaferi tha se nuk ka pengesë formale që Kuvendi të mbajë mbledhje në kohën e fushatës zgjedhore, por praktika e deritanishme ka treguar se seancat janë keqpërdorur në funksion të fushatave zgjedhore dhe prandaj nuk do të caktohet seanca gjatë procesit zgjedhor.

Ai konsideron edhe se nuk ka nevojë që të shpejtohet dhe se ka hapësirë edhe gjatë majit ato të miratohen, sepse Raporti për vendin KE-ja do ta publikojë më vonë për shkak të zgjedhjeve evropiane parlamentare.

Qytetarët do të jenë përher humbës në raport me politikanët a e dini Pse ?.

0

Ejup Berisha

Pse te ne përher përfitojnë politikanët dhe gjithmonë humbës janë qytetarët. Kësaj pyetje unë ja di shumë mirë përgjigjen andaj nuk më duhet ndihmë e askujt për të ma sqaruar. Kështu qytetarët përher janë humbës sepse elitave politike ju japin besim, përkrahje dhe mbështetje tepër të madhe dhe këta kur të forcohen shumë apo kur ta fusin tërë pushtetin në duart e tyre atëher të njëjtët e fillojnë hakmarrjen e ashpër, të egër dhe të pamëshirshme ndaj qytetarëve. Një teori politike që është bërë praktikë thotë se pas marrjes së pushtetit duhet të niset luftë ndaj të gjithë atyre që ju kanë ndihmuar për tu futur në politikë.Apo duhet larguar nga vetja të gjithë këta njerëz me qëllim që rreth vetes të merren njerëz të tjerë që do të jenë më të dëgjueshëm dhe më të nënshtrueshëm ndaj politikanëve sepse këta të dytët nuk mund tu thonë asgjë të paktën asnjë fjalë politikanëve për futjen në anbientin politik. Këtë metodë e kanë zbatuar të gjithë politikanët gjithkund në botë por edhe këtu te ne këta nuk e kanë lënë anash. Pra politikanët kur nuk janë kurrfar faktori në politikë nga qytetarët fitojnë vota pastaj këta fitojnë pozicione të larta në institucione shtetërore dhe krejt në fund bëhen njerëz shumë të pasur, apo disa prej tyre që vjedhin e që bëjnë keqpërdorime pa masë bëhen edhe afarist dhe këtu këtyre u përfundon karriera e tyre në politikë. Pra këta më nuk janë politikan edhe përkundër faktit që të njëjtët akoma kërkojnë vota dhe sillen në politikë dhe këtë gjë ata e bëjnë me qëllim që tu shmangen përgjegjsive dhe mundësive për përndjekje eventuale penale për keqpërdorimet dhe shkeljet e normave kushtetuese e ligjore për shkak të imunitetit që e gëzojnë. Faktor i dytë që i bën shumë të fuqishëm politikanët në raport me qytatarët është fakti se shpindën politikanëve më së shumti ua ruajnë disa qytetarë interesxhi të cilëve politikanët u hedhin dicka në xhep dhe këta pastaj rrahin shantazhojnë dhe vrasin njerëz pa kurrfar frike dhe turpi në emër, për dëshirën dhe teket e padronit të tyre.Kjo i ngjanë asaj situate kur pronari i qenit vetë knaqet duke ngrënë mish dhe në fund ky qenit të vet që është bërë ujë apo dhe qull nga lakmia për ushqim ia hedh një asht të vogël dhe të zhveshur nga mishi që e ka ngrënë vet dhe të nesërmen ky qeni është në gjendje që tërë ditën ti vrapojë ti shqetësojë bile edhe ti shqyej të gjithë banorët e lagjes poqëse pronari e urdhëron që ta bën një gjë të tillë. Prandaj nëse qytetarët duan ti kenë punët më miŕë në raport me politikanët duhet që më shumë ti mbrojnë interesat e tyre qytetare sesa këta më tepër ti mbrojnë interesat e politikanëve gjë që e bèjnë përher qytetarët. Një qështje tjetër shumë e cuditshme është edhe ajo se qytetarët në përgjithësi pa marrë parasyshë se a përfitojnë dicka nga politikanët apo nuk përfitojnë asgjë të njëjtët nuk janë në gjendje që në raport me të tjerët ta duan më shumë vetveten se të tjerët. Psh nëse këta tërë vemendjen e kanë përqëndruar te politikanët se te vetvetja apo më shumë i duan dhe i respektojnë politikanët se vetveten të njëjtët do ta kenë të vështirë të ballafaqohen dhe ti kuptojnë drejtë sjelljet qëllimet dhe intrigat e politikanëve. Kështu që kur nënshtrimi ndaj politikanëve është tepër i madh kjo pastaj kalon në servilitet e kur je servil shumë i madh nuk je më vetvetja prandaj më pas nuk mund të mendosh të gjykosh edhe të logjikosh drejtë. Kjo i bie sikurse kur je shumë i dashuruar në një person që nuk e ka asnjë cilësi njerëzore e morale por ty të duket se është yll tepër i madh. Dhe një ditë edhe në rast se të tradhëton ky person i dashur ti je në gjendje të mendosh se mos vallë je në ëndërr me bindjen se personi i zemrës nuk e bën kurr nië gjë të tillë bile edhe atëher kur ajo flas për personin e gjinisë femër ndoshta ka gjasa të ketë fjetur me gjysmën e djemëve të lagjes por ti akoma mendon se e dashura jote është femra më e ndershme në botë. Prandaj për të qenë qytetarët më fitues se politikanët duhet ta duan më tepër vetveten ndërsa politikanët ti duan dhe respektojnë aq sa e meritojnë.

Sela pyet: A e ka kryer punën e saj Prokuroria Speciale?

0

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev shtroi pyetjen nëse Prokuroria Speciale ka kryer detyrën e saj. Sipas tij propozim ligji në fjalë për Prokurorinë Publike i merr autonominë Prokurorisë Speciale.

“Gabimisht parashtrohet pyetja në opinion se ky është Ligj për Prokurorinë Speciale, realisht ky është ligj i cili në një far forme ia merr autonominë Prokurorisë Speciale. Ne si Aleanca për Shqiptarët jemi për vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale, në pafundësi. Ne mandej jemi edhe për formimin e Gjykatës Speciale e cila do të merret me ankimin e ankesave nga Prokuroria Speciale. Po për Prokurorinë Speciale, por kjo prokurori duhet të dëshmoj nëse është për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, deklaroi Zijadin Sela, kryetar i ASH-së, sipas të cilit përgjimet të vazhdojnë të jenë prova materiale dhe për proceset gjyqësore që duhet të zhvillohen në të ardhmen, pa kufizime.

“Ne kemi disa propozime në lidhje edhe me këtë Ligj. Partizimi i Prokurorisë së përgjithshme dhe gjykatave në përgjithësi duhet të merr fund, këtu duhet gatishmëria edhe e qeverisë”, tha Sela.

Bisedë me drejtorin e dorëhequr të Ansamblit shqiptar: I dhamë fund tendencave që selia e Ansamblit të zhvendoset në Tetovë

0

Shkruan: Albion Memeti

Ende pa u formuar si duhet, Ansamblin shtetëror shqiptar po e përcjellin turbulenca në funksionimin e tij. Shkaku i këtyre turbulencave, para disa ditëve është dorëhequr drejtori i Ansamblit, prof.dr. Fatos Lumani. Gazeta Lajm ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me profesor Lumanin, për detaje shtesë lidhur me shkaqet që sollën deri te dorëheqja e tij.

Cili është shkaku i vërtetë për dorëheqjen tuaj, a është e vërtetë që një nga shkaqet është tendenca që selia e Ansamblit të jetë në Tetovë e jo në Shkup?

– Me marrjen e sallës së Shtëpisë së Armatës për prova dhe koncerte, ne i dhamë fund tendencave (nëse ka pasur të tilla) që selia e Ansamblit të zhvendoset në Tetovë. Gjithashtu vlen që të theksohet se Ansamblit i është ndarë një sipërfaqe e mjaftueshme për zyra në ish objektin e Ministrisë së Ekologjisë (te RTVM-ja). Ky sukses i Ansamblit është arritur me shumë përpjekje dhe sakrificë. Ndoshta zgjidhja nuk është ideale, por është e mjaftueshme për një fillim të mbarë të institucionit. -Nga ana tjetër alternativat që na u ofruan ishin fatale për një institucion të ri. Asnjëherë nuk do e degradoja pozitën e Ansamblit Shtetëror, duke e vendosur në një objekt “lagjeje”, ku rekonstruimi mund të zgjaste me vite, dhe asnjëherë nuk do kishte sallë për mbajtjen e koncerteve. Si pasojë e kësaj, Ansambli do të zhvendoseshte nga objekti në objekt, dhe detyrimisht pas një kohe lodhjeje institucionale (ndoshta) do gjente vendin në Pallatin e Kulturës në Tetovë, si vend më i afërt me Shkupin, dhe që i plotëson kushtet e një institucioni. Dhe në këtë pikpamje do ishte një humbje për të gjithë shqiptarët e RMV-së, të cilët aspiratat e tyre në realizimin e vetvetes përveç mërgatës duhet ti shohin në Shkup. Qytet ku duhet të ngrihen institucione të shëndosha ku ne do të realizohemi plotësisht dhe profesionalisht. Pra nëse e shohim kështu, pozita (vendi) i drejtorit u ndërrua me vendin e Shtëpisë së Armatës, një ujdi dhe fund i kënaqshëm për të gjithë. Nga ana tjetër, deri më sot unë si drejtor nuk kam pasur asnjë vërejtje zyrtare për mbarëvajtjen e institucionit. Duke e ditur se pozita Drejtor i Ansamblit është pozitë politike, dhe si e tillë nuk mund të funksionojë pa përkrahjen e politikës ditore në këtë vend, është dashur që tmë bëhej me dije( pse jo dhe në mënyrë jozyrtare) që jam i padëshirueshëm nga subjekti politik. Unë pa mëdyshje dhe pa bujë mediatike do kisha dhënë dorëheqjen time nga ky post, kurse nga ana tjetër veprimi fshehtas për ndërrimin tim pa paralajmërim ngjall keqardhje dhe dyshim(ndoshta dhe kur nuk duhet të ketë të tillë).

Ministria e financave ka miratuar vetëm gjysmën e punësimeve në krahasim me vendimin qeveritar. A mundet një Ansambël shtetëror të funksionojë me një numër aq të vogël?

Mospërkrahja e plotë politike e Ansamblit u pa ndër të tjerat dhe te punësimet, ku ndryshe nga institucionet tjera kulturore të sferës së muzikës (Opera Maqedonase, Filharmonia Maqedonase dhe Ansambli Tanec), institucione të cilat edhe pse kanë një administratë dhe ekip të konsoliduar ndër vite, morën punësime aq sa dëshiruan. Ansambli për dallim nga këto institucione mori më pak se gjysmën. Duke ju rikthyer thelbit të pyetjes suaj se nëse mundemi te funksionohet edhe me më pak se gjysëm ekipi? Përgjigjja ime është: Padyshim se po, biles mund të funksionojmë dhe me më pak se aq; mundemi të funksionojmë edhe pa sallë koncertesh, pa sallë provash, me rrymë dhe nxemje të kufizuar, me ujë me orar të caktuar dhe jokualitativ dhe shumë e shumë më pak kushte se na janë ofruar deri tani. Shpëtimin nga e gjithë kjo situatë e palakmueshme unë e shoh në ndërrimin e qasjes sonë ndaj vetvetes. Njëherë e mirë na duhet që të dalim nga mentaliteti i refugjatit që i kemi imponuar vetvetes, me qëllim që dhe pala tjetër t`na trajtojë si qënje të barabarta njerëzore.

Në vazhdim ju sjellim edhe sqarimin e detajuar të profesor Lumanit për shkaqet e dorëheqjes së tij. Ky sqarim përmban edhe rezultatet dhe aktivitete që janë realizuar në këtë fazë, deri sa ai ka qenë drejtues i Ansamblit:

Të nderuar dashamirë të Artit dhe Kulturës!
-Duke marrë shkas nga një iniciativë të mbërrirë në Ministrinë e Kulturës nga subjekti politik të cilit i takon posti i Ansambit Shtetëror Shqiptar, Ministria e Kulturës së RMV-së, ka marrë iniciativë për shkarkimin tim nga posti i drejtorit të Ansamblit Shtetëror Shqiptar.
-Duke dashur të shkurtoj procedurat e shkarkimit tim, jap dorëheqje nga ky post.
Në tekstin e mëposhtëm me vija të shkurtra përmbledh disa nga punët të cilat janë realizuar në mandatin tim një vjeçar:
Raport mbi aktivitetet e deritanishme të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Republikën e Maqedonisë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë- Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 24 paragrafit 1 të Ligjit për Kulturë, ka miratuar Vendimin nr.44-2705/1 nga 06.03.2018, për themelimin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Republikën e Maqedonisë dhe ky institucion do të merret dhe do të afirmojë vlerat e folklorit shqiptar, traditën dhe kulturën, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, si edhe do të nxisë rininë që të kultivojë dhe të praktikojë folklorin.
• Vendimi për themelimin e Ansamblit me nr.44-2705/1 të datës 06.03.2018;
• Shkresën nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit 08-2780/1 të datës 12.03.2018.
Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve shtetërore, ka miratuar Vendimin nr.43-5230/1 nga 27.04.2018, me të cilën ka emëruar kryetarin dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Ansamblit.
• Vendim për emërim të anëtarëve të Bordit Drejtues, nr.43-5230/1 ,27.04.2018;
Gjithashtu, Ministria e Kulturës ka emëruar si ushtrues detyre Fatos Lumanin, me mandat deri në konstituimin e institucionit nacional.
• Vendim për emërim të Drejtorit të institucionit nacional Fatos Lumani, 43-4474/1, 18.04.2018;
Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 55 pika 1 të ligjit për organizim dhe punë të organeve shtetërore, ka miratuar Vendimin nr.43-5885/1 të datës 07.05.2018 për emërimin e anëtarit të Bordit Drejtues si përfaqësues i komunës.
• Vendim për emërim të Mustafa Imerit si anëtar i Bordit Drejtues si përfaqësues i komunës, 43-5885/1 të datës 07.05.2018.
Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, si një organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës – në kategorinë e institucionit nacional, duke ndjekur procedurën ligjore, ka pregatitur tekstin e konsoliduar të Statutit me shkresë përcjellëse në datë 11.05.2018 është dërguar në Ministrinë e kulturës për të marrë Vendimin për dhënie të pëlqimit.
• Statuti i Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup, 11.06.2018.
• Shkresë përcjellëse nga Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup drejtuar Ministrisë, data 11.05.2018;
Vendimi për dhënie të pëlqimit për Statutin e Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup, është marrë në datën 18.06.2018 me nr.52-6578/4.
• Vendimi për dhënie të pëlqimit për Statutin e Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup, me nr.52-6578/4, 18.06.2018;
• Shkresë nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit 08-2780/1 të datës 18.06.2018;
Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe për të finalizuar procedurën e regjistrimit pranë Regjistrit Qendror të R.M, ka hasur në nevojën për paraqitjen e adresës së selisë, përkatësisht hapësirë afariste, e cila do të jetë edhe selia zyrtare e institucionit, ku do të realizojë veprimtarinë dhe të gjithë aktivitetet përkatëse të parashikuara me Statutin e institucionit.
Për shkak se Ansambli ka përjetuar probleme në procedurën e regjistrimit në Rregjistrin Qendror dhe adresa e paraqitur “rr.Xhon Kenedi nr. bb Shkup” nuk është pranuar nga sistemi i Regjistrit Qendror, me arsyetim se nuk është në përputhje me Ligjin për përcaktimin e emrave të rrugëve, busteve dhe tjera.
Për këtë qëllim jemi drejtuar dhe kemi parashtruar kërkesë pranë Komunës së Çairit, që të na mundësojë një zyrë ose hapësirë në kuadër të objektit të Komunës, ku formalisht do të jetë e vendosur selia e Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe.
• Kërkesë drejtuar Komunës së Çairit , 28.06.2018;
Përgjigje e kërkesës me nr.26-1421/2 të 28.06.2018 përfshin një pjesë ku thuhet se Komuna merr përsipër që të nënshkruaj një parakontratë, ku do t’i përcaktojë hollësisht kushtet e palëve nënshkruese, deri në momentin që do të nënshkruhet Kontrata kryesore për shfrytëzimin e hapësirës afariste.
• Përgjigje kërkesës nr.26-142/2 04.07.2018;
Deri në ditën e sotme, Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe nuk ka nënshkruar Parakontratë, e as Kontratë lidhur me shkresën në fjalë.
Përmes korespodencës telefonike nga Komuna kemi qënë të informuar që kemi të drejtë të shfrytëzojmë adresën aktuale të komunës, respektivisht “rr.Bulevar Hristijan Todorovski Karposh Çair nr.5” dhe në ndërkohë do të nënshkruhej parakontrata, kurse pas regjistrimit formal edhe kontata për shfrytëzim të hapësirave afariste.
Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, me këmbëngulje ka vazhduar t’i ndërmarrë hapat e rradhës dhe ka bërë të pamundurën për të arritur qëllimin final. Andaj ka pregaditur dokumentacionin e kërkuar dhe me korespodencë zyrtare është ngritur procedura për ndryshim të Vendimit për themelim dhe kerkesë për dhënie të pëlqimit për ndryshim të Statutit.
• Shkresa për ndryshim të statutit me dokumentet përcjellëse me datë pranimi nga Ministria e Kulturës më 05.07.2018;
Pritja në heshtje, për procedurën e ndërmarrë është përfunduar në muajin Shtator, ku dhe Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, me korespodnecë oficiale është informuar për epilogun e kërkësës tonë.
• Vendimi për ndryshimin e Vendimit për themelim të ansamblit , 29.08.2018 nr.44-7228/1;
• Shkresë nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit 52-1207/1 të datës 06.09.2018;
• Vendim për dhënie të pëlqimit për Vendimin për ndryshim të Statutit nr.52-10249/1 të datës 06.09.2018;
• Shkresë nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit për pëlqim të Statutit nr.10249/2 06.09.2018;
Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, pas kompletimit të dokumentacionit ka parashturar kërkesë për regjistrim pranë Regjistrit Qendror në 07.09.2018 dhe është miratuar ne datën 24.09.2018.
• Ekstrakt nga Rregjistri Qendror;
Në fillim të punës së Ansamblit Drejtori refuzoi kategorikisht objektin e Partizanit, duke e cilësuar që nuk ka kushte dhe në të njëjtën kohë si hapësirë jo e denjë për një institucion reprezent të tillë. Duke mos patur asnjë zgjidhje tjetër ate se ku në realitet do te jenë të vendosura hapësirat afariste të Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, Drejtori me shkresë ka kërkuar nga Ministria e mbrojtjes që të vendosen në Shtëpinë e Armatës.
• Shkresë drejtuar Ministrisë për mbrojtje nr.09-5754/1, 25.09.2018;
Lidhur me këtë shkresë Ministria e Mbrojtjes, me korespodencë zyrtare ka informuar Ansamblin se nuk kanë hapësira të lira, të cilat mund t’i shfrytëzojë ansambli.
Minsitria e Kulturës, duke vepruar në bazë të Vendimit për themelim të Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, dhe duke ndjekur procedurat për emërim të Drejtorit të institucionit, Ministria ka hapur Konkurs për emërim, por i njëjti është përfunduar pa epilog me shpjegim se nuk ka kandindat që i plotëson kushtet (edhe pse të gjitha kushtet u plotësuan nga ana e Drejtorit F.Lumani për mandat 4 vjeçar).
Përsëri Ministria e Kulturës me Vendim ka emëruar përsëri Fatos Lumanin si ushtrues detyre në afat prej 6 muaj duke filluar nga data 27.09.2018.
• Vendim për emërim të Fatos Lumanit si ushtrues detyre Drejtor i Ansamblit nr.3-11121/1 te datës 27.09.2018.
Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe edhe një herë me shkresë zyrtare është drejtuar tek Komuna e Çairit për të kërkuar hapësira afariste dhe për nënshkrim të Kontratës së paralajmëruar nga vetë Komuna.
Shkresa drejtuar komunës së Çairit të datës 09.10.2018.
Drejtori i Ansamblit, ne bazë të Statutit ka pregatitur Aktin për sistematizim dhe përshkrim te vendeve të punës dhe të njëjtën e ka dorëzuar tek Bordi Drejtues për miratim.
Për punën në fjalë është kërkuar nga Minstria e Informatikës miratim, i cili është marrë në datën 20.11.2018.(pelqim i Ministrisë për Informatikë si dhe mendimi pozitiv për planin e punësimeve).
Drejtori I Ansamblit ka përpiluar Propozim planin për punesim për vitin 2019 dhe të njëjtën e ka dorëzuar në ministritë përkatese për të hyrë në procedurë.
Pasi u kryen te gjitha procedurat, morrëm pëlqim nga Ministria e Financave vetëm shumë më pak se gjysma e punësimeve të kërkuara dhe të miratuara me konkluzë Qeverie. Për të qënë situata dhe më absurde, pëlqimi për punësimin Ministria e Financave e lëshojnë ditën e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale (qëllimshëm apo jo) që Ansambli mos të ketë kohë që të shpallë konkurs pranimi të anëtarëve të rinj.
Drejtori i institucionit për shkak se akoma nuk ka punëtor me marrëdhënie të rregullt pune, është drejtuar në Ministrinë e Kulturës për të marrë miratim për angazhim të 10 përsonave me kontratë në vepër.
Miratimi është marrë në datën 09.01.2019.
Drejtori i Ansamblit me shkresë zyrtare eshte drejtuar deri tek Ministria e Kulturës dhe Qeveria (përsëri) e RM-së, me kerkesë për te shfrytëzuar objektin e Armates se RM ose objektin e Filharmonise te RM.
Bashkangjitur:
Kerkese drejtuar Ministrisë së Kulturës 14.01.2019
Kërkesë drejtuar Qeverisë më datë 14.01.2019.
Për keto shkresa fillimisht u morr përgjigje negative dhe pas një insistimi të madh (për të tretën herë), u lejuan hapësira në objektin e RTV-m dhe Salla e Shtëpisë së Armatës në Shkup, e cila do të përdoret për prova dhe për koncerte nga ana e Ansamblit. Kjo ishte dhe fitore e madhe për institucionin tonë, pasi që institucioni jonë do ketë më ne fund në shfrytëzim sallë për prova dhe koncerte.
BUXHETI I MIRATUAR NGA MINISTRIA E KULTURËS
Ansambli shteteror I Këngëve dhe valleve shqipe në RM Shkup, edhe pse prej dites së regjistrimit ka patur në dispozicion vetëm 4 muaj, ka pregatitur Planin vjetor për punë për 2018 dhe të njëjtën e ka dorëzuar në Ministrinë e Kulturës për miratim.
Bashkangjitur: Programa e punësimeve dhe Plani financiar për 2018, me shkresë përcjellëse me datë pranimi në Ministrinë e Kulturës 6.10.2018.
Ministria e Kulturës ka miratuar buxhetin në vlerë prej 13.195.000 denarë, eshte lidhur kontrata për finasim te Institucijonit nga Ministria, me vlerën e lartëpërmendur në datën 23.11.2018.
Bashkangjitur: Kontrata nr. 17-11727/15 te 23.11.2018.
PROKURIME PUBLIKE TE REALIZUARA (Tenderimet)
Bazuar në Kontratën dhe në kuadër të Ligjit për kulturë, Ansambli ka hapur procedurë për prokurime publike dhe ate si në vijim:
1. Për pajisje me dy lloje të veshjeve tradicionale. Ky projekt eshte I realizuar në tërësi.
2. Për paisje me mjete për zërim,mikseta, mikrofon e tjera. Proekti i realizuar në tërësi.
3. Për paisje me 8 kompjutere, 2 laptop, tablet dhe nje fotoaparat. Proekt I realizuar ne teresi.
4. Për paisje me instrumete. Ky proekt nuk është i realizuar, për shkak se nuk ka pasur asnjë ofertë, pasi vlera e instrumeteve në tërësi ka qenë më e lartë se vlera e ofruar.
PROJEKTE TE REALIZURA
1.Ansambli ka realizuar me sukses proektin për Gala koncertin e 28 Nentorit. Për këtë proekt kanë qënë të angazhuar Solistë, Orkestra së bashku me Shkëlzen Dolin, valltarë, janë punuar 2 koereografi, dhe është pregaditur material propagandues.
2.Ansambli ka parashtruar kërkesë për punësim me kontratë në vepër të 7 personave. Për kete qëllim kanë qenë të angazhuar 7 persona me kontratë në vepër .
3.Me Planin për punë për 2019 janë të parashikuara një numër I madh I projekteve, ndër të cilat: organizim I kocerteve në Maqedoni dhe jashtë shtetit, kompletimi I një studioje të sofistikuar, paisje me instrumete, veshje, investime të shumëllojta për mbarëvajtjen e punës në institucion.
Sa I përket Planit vjetor për 2018, mund te vlersohet se eshte realizuar në tërësi, duke marrë parasysh se kemi patur në dispozicion vetëm tremujorin e fundit të vitit 2018.
AKTIVITETE TË REALIZUARA PËR TREMUJORIN E PARË TË VITIT 2019
1. Nga Ministria e finanacave është marrë përgjigje pozitive për punesimin e 37 pesonave për të cilat janë sigururar mjete finaciare.
Bashkangjitur : Shkresa e ministrisë për Kulturë 18-1138/4 data 07.02.2019;
2. Është dorëzuar Programi vjetor për punë të Ansamblit për vitin 2019; për Programën vjetore akoma nuk ka vendim final për nënshkrim të kontratës;
3. Ansambli është drejtuar edhe në Qeveri për sigurimin e objektit në Shtëpinë e Armatës, ku do të jetë i vendosur Ansambli dhe për kete qëllim herën e parë është marrë përgjigje negative nga Ministria e mbrojtjes dhe me vonë, Qeveria në mbledhjen e 125 ka marrë vendim që Ansambli të shfrytëzojë një pjesë të objektit të Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, kurse Ministria e mbrojtjes të mundesojë që Ansambli ushtrimet të mund t’i realizojë në Shtëpinë e Armatës.
4. Ansambli shtetëror ka bërë disa ankesa në lidhje me Konkursin vjetor për finasim te projekteve, ku për nje pjesë të projekteve jemi tërhjekur.
5. Ansambli shtëteror ka bërë disa ankesa për Programën vjetore të investimeve, për të cilat akoma nuk ka asnjë përgjigje
6. Gjithashtu, në afat te parashikuar deri në 15.03.2019 . Ansambli ka organizuar mbledhjen e Bordit drejtues, ku janë miratuar vendimet për ndryshim të Statutit për ndryshimin e emrit te Institucionit dhe janë miratuar Llogaria vjetore, Raporti finaciar dhe Raporti i punës për vitin 2018. Ndryshimi i Statutit është realizuar edhe në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pavarsisht obstruksioneve dhe neglizhencën e institucioneve(dhe individëve) të caktuara ne arritëm që Ansamblin ta sjellim deri këtu: NË PRAG TË PRANIMIT TË KUADRIT PROFESIONAL.
Një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të krijuar një institucion ktë mirëfilltë kulturor nga hiçi.
Punët e mira bëhën me miq. Në këtë rrugëtim pata rastin të bindem se në mesin tanë ka njerëz të mirë dhe të ndershëm të cilët me të gjithë energjitë e tyre pa kurfarë interesi më ndihmuan në konstituimin e këtij institucioni.
Falenderoj përzemërsisht Bordin Drejtues, Ansamblet dhe Shoqërite Kulturore-Artistike shqiptare, Afrim Farizin, Avokaten Semra Lamçe Hoxha, Tair Hanin i cili mundësoi marrjen e sallës së Shtëpisë së Armatës për nevojat e Ansamblit, Nora Aliti, Gazmend Sejfulin, Qefali Havziun, profesorinArtan F. Ibershimi si dhe mikun tim dhe dashamirin e artit dhe kulturës Shqiptare z.Bejtulla Ademi.
Me respekt Prof.Dr.Fatos Lumani