03/05/2024
13.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: Dëshirojmë të jemi pjesë e Evropës në të cilën respektohen liritë e të gjithë popujve

Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi porosi me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës dhe Ditës së Fitores ndaj Fashizmit.

Në porosinë, siç bëjnë të situr nga Kabineti i tij, bën të ditur se para shtatë dekadave ministri i atëhershëm francez Robert Shuman e shfaqi vizionin e tij për Evropën në të cilin theksoi se “Evropa nuk do të ndërtohet përnjëherë ose sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve reale të cilat fillimisht krijojnë de fakto solidaritet”. 70 vite më vonë, vizioni për Evropën, si opsion për ruajtjen e paqes, të bazuar në parimet e bashkëpunimit dhe solidaritetit ende zgjat.

“Që nga pavarësia në vitin 1991, shoqëria maqedonase e zgjodhi Bashkimin Evropian si qëllimin e saj strategjik, duke pranuar vlerat evropiane të demokracisë, sundimin e së drejtës, bashkëpunimin ekonomik dhe prosperitetin për qytetarët e saj. Këtë vit u realizua ëndrra e shumë gjeneratave, e morëm vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim, së shpejti presim që të përcaktohet korniza negociuese, ndërsa pas miratimit të saj ta fillojmë procesin e negociatave me konferencën e parë ndërqeveritare”, thekson Pendarovski.

Në porosinë shtoi se pandemia e shkaktuar nga KOVID-19 na e tregoi në vepër rëndësinë që të jetë pjesë e familjes evropiane dhe mbështetjen të cilën kjo bashkësi mund të na e sigurojë për stabilitet dhe prosperitet.

Në porosinë qëndron se këtë ditë, gjithashtu, e shënojmë si Ditën e Fitores ndaj Fashizmit. Pas 75 viteve, koalicioni antifashist ndan fitore të madhe me kapitullim të pakushtëzuar nazist.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe qytetarët e Maqedonisë përmes LNÇ-së dhe lëvizjes partizane, e zgjodhën anën e vërtetë, duke vendosur që të përballen me atdheun e tyre që të sigurojnë të ardhme prioritare. Përcaktimi ynë është që të jemi pjesë e Evropës në të cilën respektohen liritë e të gjithë popujve, të ndërtojmë shoqëri transparente, të drejtë, solidare dhe demokratike në të cilën secili do të ndihet po aq i vlefshëm, ndërsa të rinjtë do të marrin mundësi që të kenë sukses në shtëpi”, thekson Pendarovski.

Shtoi se për shkak të pandemisë me Kovid-19 këtë vit do të mbeten ngjarjet e shumta të cilët çdo vit mbahet me qëllim që të shënohet Dita e Evropës, si dhe Dita e Fitores ndaj Fashizmit. Megjithatë, potencoi, që ta shfrytëzojmë 9 Majin që të përkujtojmë se paqja dhe mirëqenia e shoqërive nuk kanë çmim, ndërsa bashkëpunimi dhe solidariteti janë kyçe nëse dëshirojmë të kemi zhvillim dhe prosperitet. fc/

Të fundit