18/05/2024
17 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski priti presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Musar e cila gjendet për vizitë zyrtare në vend.

Presidentja sllovene Pirc Musar është pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake gjatë ceremonisë zyrtare në kabinetin e presidentit.

Presidentët Pendarovski dhe Pirc Musar do të kenë takim kokë më kokë, ndërsa do të mbahet edhe takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë.

Në kuadër të vizitës, në kishën “Sh. Spas” në Shkup, dy presidentët do të vendosin lule te varri i Goce Dellçevit.

Poashtu, gjatë kohës së vizitës zyrtare, presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar do të realizojë takime edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministrin Dimitar Kovaçevski si dhe do t’i drejtohet seancës solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të fundit