Personi me iniciale F.B. është plagosur me thikë në fshatin Strimnicë të komunës së Zhelinës. Nga Spitali i Tetovë thonë se i njëjti tashmë është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.
Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët në terren, personi F.B. paraprakisht, kishte kërcënuar kryetarin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në oborrin e xhamisë “Qendër”, pas çka F.B. është nisur zënkë me një person tjetër. Zënka ka vazhduar në qendër të fshatit, ku F.B. është plagosur nga personi me të cilin kishte zënkë.TV21