Prej sot kanë filluar registrimet e nxënësve në shkollat fillore të vendit, ndërsa do të përfundojë deri në fund të muajit maj. Nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës njoftuan se edhe në të gjitha 12 shkollat fillore të Tetovës ka filluar regjistrimi dhe interesimi është në nivel, por për shifra konkete do të dihet kah mesi i muajit. Nga ky sektor njoftuan se të dhënat i marrin nga Drejtoria e Librave Amë për fëmijët e lindur deri në 31 janar të vitit 2019 dhe në bazë të të dhënave që janë marrë nga kjo drejtori, në klasë të parë duhet të regjistrohen 1335 fëmijë. Pritshmëritë janë që këtë vit të ketë numër më të madh të fëmijëve në klasë të parë. “Për dallim nga viti i kaluar ky numërishte 976, kurse sipas të dhënave këtë vit ky numër 1335 fëmijë që duhet të fillojnë shkollimin, por kjo nuk do të thotë se të gjithë këta fëmijë të cilët I kemi të dhënat nga drejtoria e librave amë do të regjistrohen në shkollat toina fillore. Sepse, mundet që një numër I caktuar I këtyre fëmijëve të kenë lëshuar vendin dhe të kenë shkuar në ndonjë nga vendet Evropiane, ose mund të kenë ndërruar qytet tjetër brenda vendit tonë, por mendoj se vitin shkollor 2025/26, do të kemi një numër pak më të madh të fëmijëve për dallim nga vitet paraprake, ku për fat të keq, kemi pasur ulej prej 90 deri në 100 nxënës më pak në regjistrimet në klasë të parë të filloristëve”, Nazmi Dauti-Sektori për ArsimNë ndërkohë, problem në vete është se në shumë shkolla brenda qytetit ka ngarkesë të nxënësve dhe në disa shkolla ka mungesë të nxënësve. Prindërit, shpesh herë fëmijët i regjistrojnë në shkollat në pjesët qendrore edhe pse me rajonizimin ata duhet që t`I dërgojnë në shkollën më të afërme. “Sa i përket çështjes së rajonizimit, ajo është shumë decide, taksative, e mirtuar në këshillin e Komunës së Tetovës që është edhe themelues i shkollave fillore, mirëpo ne me Inspektoriatin e Arsimit gjithmonë edhe gjatë regjistrimit të nxnëësve në klasë të parë, ndjekim procedurat që rajonizimi të mos respektohet sepse ka edhe mënyra ligjore që gjejnë prindërit, ku bëjnë një kontratë fiktive në noter se jetojnë afër shkollës qendrore dhe ne nuk kemi mekanizëm që ta ndalojmë, mirëpo nuk do të ketë keqpërdorime të rajonizimit që një nxënësi cila shkollë ti caktohet mos e respektoje dhe këtë do ta ndjekim përmes inspektoriatit”, tha Kjo, sipas Dautit do të bëhet me të vetmin qëllim që mos ketë disbalans të madh të numrit të nxënësve nëpër shkollat e qytetit. Në klasë të parë duhet të regjistrohen 1335 fëmijë.TV KOHA








