03/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët me dokumente të skaduara nga data 24 korrik 2023 do të mund të votojnë

Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm
për zgjedhjet e këtij viti, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument
udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria 9-muaj para datës së zgjedhjeve.Në zgjedhjet
presidenciale nesër do të mund të votojnë shtetasit të cilëve dokumentet personale të
cilëve u ka skaduar afati prej datës 24 korrik 2023 deri më 24 prill për çfarëdo arsye,
sipas ligjit apo afatit të vlefshmërisë.Kjo dispozitë e Kodit Zgjedhor është pjesë përbërëse
e Udhëzimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për mënyrën e përcaktimit të
identitetit të zgjedhësveE njëjta dispozitë do të zbatohet edhe për zgjedhjet parlamentare,
pasi do të mund të votojnë shtetasit të cilëve u ka skaduar dokumenti personal për çfarëdo
arsye, në bazë të ligjit ose për shkak të periudhës së vlefshmërisë nga data 8 gusht 2023
deri në ditën e zgjedhjeve, 8 maj. Më 7 mars, në kuadër të seancës së 147-të, Kuvendi
miratoi me procedurë të shkurtuar pa diskutim ndryshimet dhe shtesat në Kodin
Zgjedhor. Siç shpjeguan propozuesit, qëllimi i këtyre ndryshimeve ishte përpunimi i
kuadrit ligjor ekzistues dhe përshtatja e dispozitave të zgjidhjes ligjore ekzistuese në
drejtim të një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.Në
zyrën e Avokatit të popullit, nesër prej orës 7:00 deri në orën 19:00, në ditën e mbajtjes
së rrethit të parë për zgjedhje të Presidentit të shtetit, qytetarët do të mund të paraqesin
çfarëdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321. Siç
kumtoi Avokati i popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të
paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyren kryesore në Shkup.
Gjithashtu, në ditën e zgjedhjeve kujdestari do të ketë edhe në zyrat rajonale Tetovë në
numrin e telefonit 044 344-082. Avokati i popullit paralajmëron se me qëllim të
mbrojtjes së të drejtës zgjedhore të qytetarëve do të ndërmarrë masa urgjente për veprim
efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucione të tjera, të
cialt, potencoi, janë të obliguara t’u sigurojnë mbrijtje qytetarëve nër ealizimin e të
drejtës së tyre të garantuar.Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj janë të
akredituar për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale. Siç njoftohet në ueb faqen e
KSHZ-së, deri më 19 prill janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendas dhe 568 të
huaj, nga të cilët më të shumtët janë nga OSBE/ODIHR – 375. Gjithsej 1.814.317
qytetarë të vendit kanë të drejtë vote për zgjedhjet presidenciale të së mërkurës, në të cilat
do të duhet të zgjedhin mes 7 kandidatëve për shef të shtetit.

Të fundit