25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rasti i parë me Kovid-19 në komunën Mavrovë dhe Rostushe

Në komunën më të vogël të Gostivarit është regjistruar rasti i parë me Kovid-19. Bëhet fjalë për një burrë, banor në një prej fshatrave të Rekës së Ulët, rezultatet e të cilit u morën këtë pasdite.

Informacionin e konfirmoi edhe kryetari i Komunës së Mavrovës dhe Rostushes, Medat Kurotovski, i cili kumtoi se mbledhja e Shtabit lokal të krizave është duke u zhvilluar, në të cilën po shqyrtohet situata e sapokrijuar.

Personi tek i cili është zbuluar prania e koronavirusi, ditët e kaluara kishte simptoma të lehta dhe është mjekuar në një ambulancë në Rostushe. Pas testit pozitiv, ai u transferua në repartin e sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.

Autoritetet shëndetësore ditët në vijim do të punojnë në analizat epidemiologjike për të zbuluar se si u shfaq rasti i parë i Kovid-19 në këtë rajon dhe nëse afërsia me Dibrën dhe traditat e popullatës kanë ndikim. ls/shk/

Të fundit