12/07/2024
24.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shaqiri: Me formulën e re për financimin e arsimit fillor do të parashikohet racion për nxënësit

Në periudhën e ardhshme, së bashku me rrjetin e shkollave fillore, me formulën e re për financimin e arsimit fillor, do të parashikohet racion për nxënësit, paralajmëroi  ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, gjatë vizitës së sotme të punës në Kavadar.

Ai e vizitoi shkollën fillore komunale “Dimkata Angellov – Gaberot”, një nga më të vjetrat në Komunën e Kavadarit. Në prani të deputetes Daniella Koleva dhe kryetarit Mitko Jançev, ministri shprehu kënaqësi për vizitën dhe bashkëpunimin e pushtetit qendror dhe lokal, ndërsa u përqendrua edhe në  projekte të tjera për përmirësimin e procesit edukativo- arsimor.

Është biseduar edhe për një investim tjetër madhor dhe serioz të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Vetëqeverisjes Lokale të Kavadarit, që vijon, për rikonstruksionin e plotë të kulmit të shkollës “Tosho Vellkov – Pepeto”.

Deputetja Koleva, si person që vjen nga arsimi dhe si anëtare e Komisionit për Arsim dhe Shkencë në Kuvend, u përqendrua në investimet që kanë rëndësi të madhe për procesin arsimor. I përmendi, ndër të tjera rikonstruksionin e shkollave, ndërtimin e sallave sportive, futjen e asistentëve arsimorë, arsimin dual. Ajo shtoi se edhe më tej do të vazhdohet  të punohet me Ministrinë dhe Vetëqeverisjen Lokale, në interes të të gjithëve.

“Shpresoj  se në çdo mënyrë të mundshme, më tej do të përmirësohet arsimi. Ne në Kuvend kemi miratuar një strategji 2017-2025. Është me rëndësi gjithashtu edhe motivimi i mësimdhënësve, hapi i ardhshëm shpresoj të jetë shumë shpejt, nënshkrimi i një marrëveshjeje të re kolektive dhe mësimdhënësit do të mund, pas shumë vitesh pritjeje, t’u rregullohet plotësisht statusi i tyre dhe të mund të të marrin regres për pushim vjetor dhe të gjitha të drejtat e tjera”, theksoi Koleva, duke shprehur shpresë se shpejt do të miratohet edhe  ligji për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional, me të cilin do të mund të marrin menjëherë, me vetë punësimin,  transformim për një kohë të pacaktuar.

Koleva dhe Jançevi shprehën kënaqësi nga vizita e ministrit.

“Në bashkëpunim me ministrin dhe Ministrinë, në tre vitet e fundit të gjitha shkollat ​​janë rinovuar tërësisht”, tha Jançevi, duke theksuar se nuk ka më shkollë qendrore që nuk ka sallë sportive.

Kryetari përkujtoi se Komuna, nga të gjitha investimet  paraprake të Ministrisë dhe Komunës  së bashku me Ministrinë si dhe nga kursimet e shkollave. ka vendosur racion falas për çdo fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën. Ai theksoi se shkollat ​​në Komunën e Kavadarit janë të sigurta.

Të fundit