25/06/2024
16.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

SHBA premton 80 milionë doza vaksinash për përdorim global

Qeveria e SHBA-së ka premtuar të dhurojë 80 milionë vaksina COVID-19 deri në fund të qershorit për të ndihmuar vendet që luftojnë me pandeminë e koronavirusit të ri.

Dhurimi do të përfshijë 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, i njoftuara më herët dhe 20 milionë doza shtesë të vaksinave të tjera të autorizuara nga SHBA, Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson,

pasi të ketë marrë mjaftueshëm dorëzime të vaksinave për të mbrojtur të gjithë shtetasit e saj.

Ky dhurim përfaqëson 13 % të vaksinave të prodhuara nga SHBA deri në fund të qershorit dhe është pesë herë më shumë sesa ajo që Rusia dhe Kina së bashku kanë dhuruar për përdorim global (15 milion doza).

“SHBA do të vazhdojë të dhurojë nga furnizimi i tepërt i vaksinave, ndërsa ato dorëzohen në qeveri”, tha presidenti amerikan Joe Biden.

“Ashtu sikurse në Luf tën e Dytë Botërore, Amerika ishte arsenali i demokracisë, në këtë betejë kundër pandemisë COVID-19, kombi ynë do të jetë arsenali i vaksinave”, shtoi ai.

Biden u zotua se Uashingtoni do të punojë me COVAX dhe partnerë të tjerë për të siguruar që vaksinat të dorëzohen në një mënyrë që është e drejtë dhe që ndjek shkencën dhe të dhënat e shëndetit publik ./ATA

Të fundit