21/04/2024
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shënohet Dita e Alfabetit, qytetarët të pakënaqur me respektimin e shqipes

Për të shënuar Ditën e Alfabetit janë organizuar manifestime të ndryshme, ndërsa për shqiptarët e vendit tonë kjo ditë është edhe ditë jo pune. Nga data 14 deri në 22 nëntor të 1908 në qytetin e Manastirit u bë standardizimi i alfabetit të gjuhës shqipe, por sa gjuha shqipe respektohet nga këndvështrimi i qytetarëve.

“Ne kemi pa vërejtje në të gjitha institucionet, ka institucione që respektohet por ka edhe që aspak nuk e respektojnë i kemi pa edhe në mediume se çdo ministri e respekton në format e veta mirëpo me plot përgjegjësi e them se në nivel shtetëror ka ministri që aspak se respektojnë gjuhën shqipe as në formën e shkruar as atë të folurit”.

“Respektohet por ka disa politikanë ose zyrtarë që nuk shprehen siç duhet, nuk flasin gjuhën letrare, kanë anomali apo dobësi në shumë aspekte, ndoshta niveli i shkollimit”.

“Gjuha shqipe respektohet aq sa e përvetësojnë dhe e ndjejnë veten shqiptar, flasim konkretisht nuk respektohet në nivelin që duhet të ketë shqipja si gjuhë amtare”.

“Në shkollat fillore dhe të mesme vazhdon ajo që ne profesorit duhet t’i qasemi në gjuhë standarde jo me gjuhën që flasim në shtëpi por aq dallon dialekti sa neve na shtang ajo që duhet të themi në gjuhë standarde, po kjo është mungesë edhe e leximit”, tha Behar Nesimi, aktor.

Profesori universitar Fatmir Sulejmani thotë se nuk respektohen mjaftueshëm standardet e përdorimit të drejtë të shqipes.

“Është themeluar ABC-ja në kushte tejet të vështira kur kemi qenë të robëruar nga pushtues të egër ndërsa sot kur jemi të lirë nuk dimë ta drejtojmë siç duhet, ta përparojmë dhe në vend që ta pasurojmë me fjalë të reja, ne edhe ato fjalë të rilindësve tanë që e kanë pasuruar fjalorin e gjuhës shqipe sot janë gjithnjë e më të paktë ata që kanë kujdese dhe mundohen ta pasurojnë gjuhën shqipe me fjalë të reja”, deklaroi Fatmir Sulejmani, profesor universitar. /Alsat.mk

Të fundit