03/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot votuan të burgosurit, të sëmurët dhe diaspora

Derisa po vazhdon heshtja e zgjedhjeve presidenciale, të drejtën e votës po e shfrytëzojnë votuesit nga diaspora, të burgosurit, të moshuarit dhe të sëmurët dhe personat e pafuqishëm. Votimi për president ka nisur me anëtarët e këshillave zgjedhorë që kanë udhëtuar për të zhvilluar votimin në diasporë. Në Listën zgjedhore janë shënuar 191 votues, të cilët duhet të votojnë në diasporë.

Për zgjedhjet presidenciale, në listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 votues. Në certifikatat nga Lista Zgjedhore për votim në vend janë regjistruar 1.713.758 votues, ndërsa jashtë vendit në përfaqësitë diplomatike-konsullore pritet të votojnë 2.569 votues.

Në certifikatën e posaçëm nga Lista zgjedhore për personat që vuajnë dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim gjatë zgjedhjeve janë regjistruar 2 147 votues.

Në Listën Zgjedhore për personat që gjatë zgjedhjeve ndodhen në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare janë regjistruar edhe 534 votues, të cilët kanë dorëzuar kërkesë për votim. Dy persona janë renditur si persona të zhvendosur brenda vendit.

Votuesit në zgjedhjet e shtatë presidenciale do të mund të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për president, pasi në garë janë pesë burra dhe dy gra.

Të fundit