Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një deklaratë të shkurtër për MIA-n konfirmoi se partitë politike nga opozita shqiptare i kanë propozuar të jetë kandidati i tyre për presidenti në zgjedhjet e ardhshme, por theksoi se ai nuk është i interesuar.
“Opozita shqiptare ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar“, tha Taravari.
Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke qenë mbrëmë i ftuar në Radio Televizionin e Kosovës, ka theksuar se me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është diskutuar për të qenë kandidat për president.
“Po, me Taravarin është diskutuar që të jetë kandidat për president dhe ai shihet si një kandidat i përshtatshëm shqiptar në këto zgjedhje”, theksoi Kasami.