19/06/2024
25.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të punësuarit e N.P. “Higjiena Komunale” kundër vendimit të Arsovskës, në përkrahje të Zudi Enuzit

Të punësuarit e NP Higjiena Komunale – Shkup të revoltuar më vendimin për shkarkimin e u.d. drejtorit të NP Higjiena Komunale – Shkup Zudi Enuz Koka kërkojnë urgjentisht tërheqjen e këtij vendimi. Raporton News33.tv.

Sipas tyre, Zudi Enuz Koka për një kohë të shkurtër ka treguar profesionalizëm, paanshmëri dhe denjësi për pozitën me të cilën ka udhëhequr. News33.tv mëson se punëtorët shtojnë se me ardhjen e tij është përmirësuar puna e ndërmarrjes, ndërsa për herë të parë edhe u është rritur rroga të gjithë të punësuarve në ndërmarrje!

Reagime të shumta pas vendimit të djeshëm pati edhe në rrjetet sociale nga ana e qytetarëve të cilët vlerësojnë se vendimi i Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është i nxituar dhe i padrejtë./News33.tv/

Të fundit