Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes (24 janar).
Nga raportimet, 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya ku kanë humbur jetën dhe 22 persona.
Gjithashtu raportohet për mbi 1031 të plagosur. Ata janë dërguar në spital për mjekim. Autoritetet bëjnë me dije se ndodhen ende 30 persona nën rrënoja teksa vazhdojnë operacionet e shpëtim kërkimit.
Edhe Presidenti Erdogan është shprehur se po e vëzhgon nga afër situatën.
Ora 09:21 Pamje katastrofike, shikoni pasojat shkatërrimtare të tërmetit në Turqi
Lëkundjet e forta të tërmetit që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes (24 janar) ka sjellë pasoja shkatërrimtare në qytetin e Elazig si dhe në pjesë të tjera të rajonit Sivrice.
5 ndërtesa janë shembur plotësisht dhe dhjetëra të tjera kanë pësuar dëmtime në strukturë.
Mediat turke kanë publikuar pamjet e regjistruara të godinave të shembura ku ende vazhdojnë operacionet e shpëtim-kërkimit për persona të bllokuar nën rrënoja.
Lajmet e datës 24 janar
Ora 23:57 Rama: Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar pas tërmetit 6.8 ballë ne Turqine lindore.
Në një postim ne twitter kreu i qeverise thotë se “është shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura.”
” I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi” shkruan Rama.
Ora 22:50 Xhaçka: Nuk e harrojmë ndihmën e popullit turk
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shprehur solidaritet për tërmetin vdekjeprurës në Turqi. Në një reagim, ministrja thotë se Shqipëria nuk i harron ndihmën dhe solidaritetin Turqisë për tërmetin e 26 nëntorit. “Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, shkruan Olta Xhaçka.
Olta Xhaçka. Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie. Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme.
Ora 22:36 Reagon Erdogan: Duhet mobilizim i institucioneve
Për situatën e krijuar në Turqi nga tërmeti i fuqishëm ka reaguar dhe Presidenti i vendit Recep Tayip Erdogan.
Përmes një postimi në Twitter ai shprehet se të gjitha institucionet shtetërore janë vendosur në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.
“Institucionet tona kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të kapërcyer tërmetin që ndodhi në Elazig dhe që u ndje në shumë krahina si dhe për të siguruar qytetarët tanë. Ne dërguam Ministrat tanë të Mjedisit dhe Urbanizmit, Brendshme dhe Shëndetësisë në rajonin e prekur”.
Ora 22:33 Kosova e gatshme për të ndihmuar Turqinë
Kosova është e gatshme të dërgojë ndihma për Turqinë e cila u prek nga një tërmet u fuqishëm dhe vdekjeprurës. Në një reagim në twitter, Presidenti Hashim Thaçi shkruan: “Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosur nga tërmeti që goditi Elazig . Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”.
Ora 22:23 Pas tërmetit, në Turqi paralajmërohet edhe një mot i ftohtë
Pas tërmetit 6.8 ballë në Turqi, shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar edhe një mot të ftohtë. Kjo situatë është në disfavor të personave të cilët për fat të keq do të kalojnë natën jashtë.
“Qytetarët tanë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj rrezikut nga i ftohti ekstreme dhe ngricat, pasi parashikohet që moti do të jetë me temperatura të ulëta gjatë natës në zonën e tërmetit dhe rrethinat”, shkruan në Twitter, Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë.
Ora 22:10 Tërmeti në Turqi, Cakaj: Lutemi për vëllezërit tanë!
Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me tërmetin e fuqishëm në Turqi. Në një status në tëitter, Gent Cakaj thotë se Shqipëria është pranë vëllezërve turkë në këto momente të vështira.
“I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi . Në këto momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë”, shkruan Cakaj.
Ora 22:05 VIDEO/ Tërmeti trondit Turqinë, të ftuarit i ndjejnë “LIVE” në studio
Ora 21:44 Pas tërmetit në Turqi, ndërtesat shpërthejnë në flakë
Sipas EMSC lëkundjet janë regjistruar në thellësinë 10 km ndërkohë që sipas qendrës së katastrofave dhe emergjencave AFAD, epiqendra është në qarkun e Sivicre, në Elazig në kufi me Sirinë.
Mediat turke raportojnë se tërmeti zgjati përreth 40 sekonda. Ajo është pasuar nga 228 pasgoditje që variojnë nga 2.7 deri në 5.4 gradë të shkallës Rihter.
AFAD gjithashtu njoftoi se në ndihmë të qytetarëve ndodhen 28 ekipe shpëtimi që po punojnë për nxjerrjen e qytetarëve nga rrënojat e ndërtesave të shëmbura.
Lëkundjet janë ndjerë dhe në pjesë të tjera të vendit si dhe në disa rajone të Sirisë, ku raportohet për disa banesa të dëmtuara.
Gjithashtu Libani deklaron se lëkundjet u ndjenë dhe në Beirut dhe Tripoli.
Turqia është prekur nga tërmeti edhe gjatë ditës së mërkurë (22 Janar) në provincën perëndimore të Manisa ku u regjistrua magnituda 5.4 e shkallës Rihter.https:/oranews.tv/
https://youtu.be/1loxfv4iTik
https://youtu.be/ffmA-RGt7Z0