18/06/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vaksinimi në Gjermani pritet të nisë më 27 dhjetor

Gjermania është duke u përballur me numër të lartë infektimesh ditore me virusin korona dhe raporton rekorde vdekjesh në muajin dhjetor. Kjo rritje duket do ta shpejtojë shpërndarjen e vaksinave në këtë shtet.

Gazetari shqiptar në DW, Bahri Cani, në një lidhje të drejtpërdrejtë ka folur për fillimin e vaksinimit në Gjermani.

“Më 21 dhjetor shteti gjerman ka pajisur me licencë vaksinën kundër koronavirusit, në dallim nga Britania e Madhe dhe SHBA, të cilët kanë lëshuar një leje emergjente për vaksinën. Vaksinimi në Gjermani pritet të nisë më 27 dhjetor, sipas të gjitha gjasave në të njëjtën datë do të fillojë dhe në Bashkimin Evropian. Gjermania ka arritur të sigurojë rreth 1.3 milion vaksina”, ka thënë gazetari shqiptar nga Boni.

 

Të fundit