03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vendi i pari në botë që miraton shitjen e mishit të viçit të rritur në laborator

Izraeli është bërë vendi i parë që ka miratuar shitjen e mishit të viçit të rritur në laborator.

“Aprovimi i shërbimeve kompetente i është dhënë kompanisë izraelite të teknologjisë ushqimore Aleph Farms Ltd”, njoftoi Ministria izraelite e Shëndetësisë. Disa vende, veçanërisht Singapori, lëshuan më parë licenca për shitjen e mishit të rritur në laborator, por vetëm për produkte të bazuara në lëndët e para biologjike të marra nga shpendët.

“Si pjesë e një programi pilot për të studiuar proteinat alternative të ngrënshme të kryer nga Departamenti i Menaxhimit të Rrezikut Ushqimor, Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka miratuar për herë të parë në botë një produkt ‘ushqimi të ri’ që përfshin qelizat e kultivuara të gjedhit, të njohura gjithashtu si mish artificial. Pas kalimit të të gjitha kontrolleve, është lëshuar një licencë për shitjen e këtij produkti për publikun e gjerë në Izrael“,-thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë izraelite.

Ndërkaq, po punohet për promovimin e burimeve alternative të ushqimit, duke pasur parasysh kërkesën në rritje globale për proteina dhe rëndësinë e prodhimit të ushqimeve jo të gjalla. Në kompaninë izraelite Aleph Farms Ltd. u zhvillua dhe u zbatua teknologjia që mundëson kultivimin laboratorik të indit të mishit nga qelizat e gjedhit.

Rikujtojmë, se Italia ka ndaluar prodhimin dhe shitjen e mishit të kultivuar, duke përmendur shqetësimet shëndetësore dhe nevojën për të mbrojtur blegtorët, edhe nëse shitja e produktit nuk është miratuar ende në BE. Italia u bë kështu vendi i parë në Bashkimin Europian që ndaloi “mishin e kultivuar”, i prodhuar në një laborator nga qelizat e indeve të kafshëve.Burimi: Top Channel

Të fundit