22/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vetëbesimi i tepërt i Osmanit: Shqiptarët nuk gjejnë rehati tjetërkund përveç se në BDI dhe në Ali Ahmetin

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, sot ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të shkojë në zgjedhje dhe po ashtu, është shprehur i bindur se do të fitojnë, sepse sipas tij, shqiptarët nuk gjejnë rehati askund tjetër përveç në BDI dhe në Ali Ahmeti.

-“Pse shqetësohen partitë e vogla për përçarjen e VMRO-së, do t’i pytni ata ku e kan hallin, po BDI nuk ka asnjë interes, është më e fuqishme se kur, do del në zgjedhje, do fiton zgjedhjet për shkak se shqiptarët nuk gjejnë rehati tjetërkund përveçse në BDI dhe në Ali Ahmetin”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i RMV-së./ Alsat.mk

Të fundit