Gjykatësi kushtetues Goce Naumovski e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Kuvend, shkruan TV21. Nga Kuvendi për TV21 thonë se e kanë pranuar dorëheqjen, e njëjta është arkivuar, por që ende nuk është dorëzuar deri te kryetar i i Kuvendit, Afrim Gashi.
Goce Naumovski u zgjodh gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në shkurt të këtij viti, me propozim të Kuvendit.
Naumovski është profesor në Katedrën e së Drejtës Romake në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”. Para zgjedhjes në Gjykatën Kushtetuese, ai ishte këshilltar i kryeministrit dhe është vëllai i ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski. Ai u propozua për gjyqtar kushtetues nga shumica qeverisëse.








