19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

(video) Mungesa e shenjave të trafikut, policia alarmon institucionet

Mungesa e shenjave të trafikut, shenja trafiku të dëmtuara, shenja joadekuate, mos shënimi I vijave të bardha dhe vijave të ndërprera apo vijave të plota të cilët janë fshirë. Këto janë disa nga shumë vërejtjet që ka hasur policia e komunikacionit gjatë inspektimeve që ka bërë për gjendjen me trafikun rrugor në Tetovë dhe Gostivar. Sipas, policisë, probleme janë hasur edhe kontajnierë që janë vendosur në mënyrë të parregullt, kryerje të punëve pa shenja adekuate. Krahas këtyre anomalive që ka hasur policia, poashtu, si pika më kritike në qytet janë evidentuar, bulevardi Bllagoja Toska dhe rrethrrotullimi në hyjre të Tetovës nga pjesa e Shkupit.Deklarata Fatmir Nga komuna e Tetovës thonë se në këtë periudhë është duke u punuar për vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Nga pushteti lokal në Tetovë pohojnë se janë vendosur rreth 60 shenja të reja në komunikacion.Deklarata BesartaDitë, më parë, nga policia e Tetovës është bërë e ditur se janë përcaktuar dhe fotodokumentuar të gjitha mangësitë dhe dëmtimet në sinjalistikën horizontale dhe vertikale të komunikacionit, si shenjat e komunikacionit, shënjimet e vendkalimeve për këmbësorë dhe vijat e plota dhe të ndërprrera, gjendja e shenjave ndriçuese të komunikacionit semaforëve, si dhe gjendja e rrugëve në këtë zonë. Është përgaditur procesverbal për gjendjen e konstatuar dhe janë dërguar njoftime në institucionet kompetente për mirëmbajtje në dy pushtetet vendore dhe është kërkuar që të gjitha mangësitë të eliminohen në periudhë sa më të shpejtë për të mundësuar qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm dhe lëvizjen e sigurt të automjeteve dhe këmbësorëve, përndryshe të përgatiten parashtresa përkatëse ligjore.TV KOHA

Të fundit