13/04/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO)Mbrëmë Kongresi i krahut të Taravarit, të dielën i Ziadin Selës

Delegatët që morën pjesë në Kongresin e jashtëzakonshëm të ASH-së, të thirrur
nga Kryetari aktual, Arben Taravari, njëzëri kanë konfirmuar kandidaturën e tij për
president të vendit dhe kanë shfuqizuar vendimet që javën e kaluar I miratoi
Kuvendi partiak në krye me Ziadin Selën.Krahas këtyre dy vendimeve delegatët
miratuan edhe ndryshime dhe plotësime të Statutit të partisë, ku sic njoftuan nga
ASH-ja, kanë implikime në funksionin Kryetar i Kuvendit të partisë.
“Prej gjithsejt 739 delegatëve në nivel republikan, 421 ishin present. Vlen të theksohet se të tre pikat e rendit të ditës kaluan me votime
unanime prej 420 votave “pro”, përvec pikës së parë që kishte një votë të abstenuar” – tha Blerant Ramadani.
Kanë reaguar nga krahu i Ziadin Selës, të cilët Kongresin e mbrëmshëm e kanë
quajtur jolegjitim. Sipas tyre, Kongresi i vetëm legal, mbahet të dielën, më 18
shkurt, me fillim në ora 13:00 në sallën e Operas dhe Baletit në Shkup.
“Sa i takon Kongresit, atë e thërret Kryetari i partisë, ose 2/3 e kuvendarëve.
Kongresin e thirrën 2/3 e kuvendarëve të pranishëm në Kuvendin e vetëm
legal të thirrur nga kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela. Sa për të ashtuquajturin
Kongres të cilin e kanë thirrur, dje për sot, ka një sërë shkeljesh. Në rradhë të
parë, nuk janë ftuar delegatët e Kongresit, as zyrtarët më të lartë, as
deputetët, as shumica e delegatëve, që tregon se po përgaditet falsifikimi i
radhës” – thuhet në njoftimin e ASH-së.
Para nisjes së Kongresit, kreu I ASH-së, deklaroi se për kundërkandidat në garën
presidenciale do të dëshironte liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
“z.Ahmetin do të kisha dashur, realisht, ta kem kundërkandidat. Do të ishte interesant” – tha Arben Taravari.
Ndryshe, ASH-ja është formuar në vitin 2015. Në vitin 2017 hyri në koalicion
qeveritar me LSDM-në dhe BDI-në, por, pa bërë një vit braktisi qeverinë dhe kaloi
në opozitë. Në vitin 2023 sërish u bë pjesë e Qeverisë.Pas mospajtimeve midis
Taravarit dhe Selës, u ndërruan dy ministrat e krahut të Taravarit. Në vend të tyre u
emëruan mbështetës të Selës.TV KOHA

Të fundit