(MIA) – Përhapja e koronavirusit në Evropë, ka detyruar shumë qeveri të ndërmarrin masa të pazakonta mbrojtëse, siç është edhe ajo nga Zvicra, ku njerëzit e parë të komandës ushtarake në kantonin Tesin, që kufizohet me Italinë, ushtrisë i urdhëroi të mos i braktisin kazermat.
Udhëheqësia ushtarake ka urdhëruar ndalesë për dalje nga kazerma për të gjithë pjesëtarët e ushtrisë në atë pjesë të vendit.
Me atë duan të pengohet që ushtarët të lëvizin mes popullatës dhe në këtë mënyrë të infektohen me koronavirus.
Nga kjo masë e udhëheqësisë ushtarake, përveç kazermave, janë goditur edhe shkollat ushtarake në Airola, Monte Qendrat dhe Isone. fb/