26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nëntë të arrestuar për “Fake News”

Nëntë tajlandezë janë arrestuar pasi akuzohen të kenë shpërndarë fake news në rrjetet sociale, ndërkohë që kureshtja është gjithmonë në rritje ndërsa afrohet publikimi i rezultateve të zgjedhjeve legjislative të së dielës.

Këta nëntë përdorues të internetit akuzohen të kenë shpërndarë në Facebook informacione të rreme mbi shkarkimin e dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e 600 000 fletëve të pavlefshme.

”Ata kanë deklaruar se nuk e dinin që bëhej fjale për fake news”, deklaroi Siriwat Deephor, zëdhënës i policisë.

Ata rrezikojnë deri në pesë vite burg, në bazë të ligjit shumë të diskutuar për krimet elektronike.

Mungesa e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shumë ditë pas zgjedhjeve legjislative të 24 marsit, po nervozon zgjedhësit dhe partitë politike.

Deri tani janë publikuar vetëm rezultatet e pjesshme, ato përfundimtaret duhet të publikohen deri më 9 maj/AFP.

Të fundit