20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

102 emra të personaliteteve të shquara shqiptare! Qyteti i Shkupit miratoi listën e emrave të rinj të rrugëve

Nga numri i përgjithshëm i 570 emrave të propozuara për ndërrimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe urave në Shkup, 102 emra janë emra të personaliteteve të shquara shqiptare, të cillt kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sfera të ndryshme të shoqërisë, duke u nisur nga çështjet kombëtare, në letërsi, sport, kulturë, politikë e këngë.

Pjesë e kësaj Liste janë emrat e Rilindasve Shqiptar si Naum Veqilharxhi, Konstantin Kristoforidhi e Naim Frashëri, emri i Arkitetkit Shqiptar në Perandorin Osmane – Sinan Mimar, emrat e Luftëtarëve dhe patriotëve Shqiptar si Ymer Prizreni, Aga Matkaliu Ibrahimi e Avni Rrustemi. Gjithashtu, pjesë përbërëse e kësaj Liste janë edhe emrat e Nacionalçlirimtarëve Shqiptarë si Nexhat e Qemal Agolli, veprimtarë të çështjes kombëtare si Adem Demaçi e Ibrahim Rrugova, por edhe shkrimtar, poet, gazetarë, sportistë, artistë e këngëtarë si Dritëro Agolli, Fatos Arrapi, Sefer Musliu, Adem Mikullovci, Agron Berisha, Mentaz Allajbegu etj.

Gjithashtu, duhet theksuar fakti se kontribut të jashtëzakonshëm në përzgjedhjen e disa prej emrave të miratuara shqiptare, ka dhënë edhe Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve në RMV, të cilëve u jemi mirënjohës dhe falemnderues njëkohësisht si dhe të gjitha palët e tjera të cilët kanë qenë pjesë aktive e këtij procesi që nga vetë fillimi.

Në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit dje, me 26 vota për, 14 kundër dhe 2 të përmbajtur u miratua Vendimi për t`i dhënë dritë jeshile plotësimit të Listës së emrave të rrugëve, shesheve, urrave dhe objekteve tjera infrastrukturore në kuadër të Qytetit të Shkupit.

Të fundit