26/10/2024
13.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

13 projekte për komunën e Gostivarit do të financohen nga qeveria

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka marrë vendim që komunës së Gostivarit t’i ndajë 162 milionë denarë, apo afërsisht 2.7 milionë euro me gjithsejtë 13 projekte infrastrukturore.Këto mjete janë nga projekti qeveritar “100 milionë euro për komunat”.Me këtë vendim, Qeveria ka përcaktuar zyrtarisht se cilat projekte nga komunat janë të pranueshme dhe plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do të marrë secila komunë individualisht.Projektet me të cilat ka aplikuar dhe janë fituar nga pushteti lokal i Gostivarit janë në fushën e mjedisit, infrastrukturës rrugore, transportit, arsimit, sportit, kujdesit ndaj fëmijëve , njoftoi kryetari I komunës së Gostivarit Valbon Limani.Poashtu nga komuna e Gostivarit kanë bërë të ditur se janë në përgatitje e sipër për të aplikuar edhe në thirrjen e dytë të qeverisë për përkrahje të projekteve.

Me këto projekte, kryetari I komunës së Gostivarit Valbon Limani premton se do të përmirësohet dukshëm jetesa e qytetarëve dhe këto investimi janë histori suksesi për komunën pasi është hera e parë që ka kaq shumë projekte që do të realizohen për kohë të shkurtër, ndërsa implementimi i tyre fillon menjëherë sapo paratë të jenë në llogari të komunës.Është e rëndësishme të theksohet se fondet shpërndahen në bazë të numrit të banorëve, gjë që rezulton në një shpërndarje të barabartë të fondeve në të gjitha komunat dhe rajonet. Sipas këtij kriteri, përkatësia etnike e popullatës shumicë në asnjë komunë nuk do të jetë shkak për mos ndarje të mjeteve, theksoi Limani./TV KOHA/

Të fundit