02/05/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

130 raste të reja dhe dy të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 130 raste të reja të Kovid-19, dy të vdekur dhe 152 të shëruar, evidenton Ministria e Shëndetësisë. Janë bërë gjithsej 1.742 testime. Nga rastet e reja me Kovid-19 në Shkup janë 40, në Kumanovë-6, në Shtip 13, në Prileo 5, në Tetovë 13, Strugë 4, Manastir 3, Ohër 6, Kavadar 2, Gostivar 18, Strumicë një, Probishtip 2, Berovë një, Vinicë pesë, Dellçevë 4 dhe Kërçovë 7.

Kanë ndërruar jetë dy pacientë njëri nga Shkupi (70 vjet) tjetri nga Shtipi (75 vjet). Që të dy kanë ndërruar jetë në kushte spitali. Nga 152 pacientët e shëruar, nga Shkupi janë 87, nga Kumanova 18, nga Shtipi 14, nga Prilepi 2, nga Tetovë 6, nga Manastir katër, nga Gostivari 9, Makedonski Brodi, nga Kërçova 5 dhe Resnje 6.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12970, numri i të shëruarve është 9513, i të vdekurve është 549, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2908. Sot po evidentohen dy teste kontrolli.

Të fundit