04/05/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

17 Shkurt 1995 filluan ligjeratat e para të UT-së në Poroj

Më 16 shkurt dhe17 Shkurt 1995 filluan ligjëratat e para akademike të UT-së, në mejtepin e Xhamisë së Porojit. Ligjëratat zgjatën një orë dhe kishin karakter udhëzues, njoftim për literaturën e nevojshme studimore, për lëndët përkatëse dhe kërkohej prej studentëve që të jenë të pathyeshëm në këtë udhë të shenjtë, të vijnë çdo ditë në ligjërata e ushtrime, pavarësisht nga rreziqet që u kanosen nga forcat policore të shtetit. Në mbrojtje të objektit ku u mbajtën ligjëratat e para të UT-së kishin dalë qytetarët shqiptarë, që u vunë përballë forcave të shumta policore që kishin ardhur për të penguar procesin mësimor. Po në këtë ditë, rektori i parë i UT-së, tashmë i ndjeri, Prof. dr. Fadil Sulejmani do të mbajë fjalimin historik, se shqiptarët në Maqedoni nuk duan luftë, por të mësojnë në gjuhën shqipe.

Të njëjtën ditë me 17 Shkurt të vitit 1995, në Reçicë të Vogël, në trazirat për të mbrojtur UT-në vritet dëshmori i arsimit Abdylselam Emini, si dhe maltretohen dhe burgosen shumë qytetarë të tjerë.

Për të përkujtuar këtë datë historike në historinë e Unuversitetit të Tetovës, drejtues të këtij universiteti, kanë bërë homazhe tek busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Emini, tek varri i themeluesit Rektorit të parë të UT-së Prof.dr.Fadil Sulejmani, kurse Muzeu i universitetit të Tetovës në Poroj i ka hapur dyert për vizitorët.

Universiteti Shtetëror i Tetovës u zyrtarizua në vitin 2004. Mijëra studentë shqiptarë, që studiojnë në këtë institucion të lartë arsimor, që nga viti 2008, në datën 17 Shkurt shënojnë dy ngjarje të rëndësishme kombëtare, atë të fillimit të ligjëratave të para dhe Pavarësinë e Kosovës.

Të fundit