29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

25 vjeçari ndërron jetë gjatë mjekimit të dhëmbit – nisin hetimet

Do të bëhet eks`humimi dhe obduksioni për 25 vjecarin nga Berova që vidq nga sepsa pas intervenimit ndaj ndezjes së dhëmbit.

Prokuroria, sic njofton KlanM, ka hapur lëndë pas informacioneve nëpër media dhe do të hetojë nëse ka patur gabim mjekësor gjatë trajtimit të të riut Jovan Dimovski.

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer mbikqyrje në Spitalin e Shtipit ku viktimës I është bërë intervenimi kirurgjik në dhëmbin e tij. Sic njofton KlanM, Kontrollohet I gjithë dokumentacioni se si është trajtuar I riu nga Berova që tri herë kishte ardhur në spital.

Nga e Hëna inspektorët do t`I vizitojnë edhe institucionet tjera shëndetësore ku është mjekuar Dimovski, mjekun amë, stomatologun deri në Spitalin e Shkupit, ku kishte ndërruar jetë për më pak se 24 orë.

Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor paralajmëruan se në Ministrinë e Shëndetësisë do të inicojnë formimin e një Komisioni të ekspertëve. /KlanMacedonia/

Të fundit