18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

4 persona nga Gostivari pozitiv në COVID-19, nga izolimi shtëpiak kanë udhëtuar jashtë shtetit

Katër persona nga Gostivari të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe të cilëve u është caktuar masë e izolimit shtëpiak, nuk e kanë respektuar masën dhe e kanë lëshuar shtetin, kumtoi SPB Tetovë, njofton Portalb.mk.

“Dje gjatë kryerjes së kontrollit të personave të cilët janë në izolim shtëpiak në Gostivar është konstatuar se Z.B. (33) nga Çegrani, pozitive në COVID-19, nuk ka qenë në shtëpi dhe e ka lëshuar shtetin. Gjatë kontrollit të personit H.S. (32) nga Korito e Gostivarit, pozitiv në COVID-19, është konstatuar se edhe ai nuk ka qenë në izolim shtëpiak dhe se e ka lëshuar shtetin. Gjithashtu njëjtë ka ndodhur me bashkëfshatarët e 52-vjeçari V.Sh. dhe 22 vjeçari A.Sh., të cilët gjithashtu kanë qenë pozitiv në COVID-19 dhe e kanë lëshuar shtetin”, thonë nga SPB Tetovë.

Ata theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të njëjtëve do të dorëzohet padi përkatëse.

Të fundit