25/10/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ekspozitë personale e piktores tetovare Ehdina Skenderi

Mbrëmë në hapësirat e Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë është hapur ekspozita personale “Tingujt e Oqeanit” e piktores tetovare Ehdina Skenderi. Secila vepër në këtë ekspozitë pasqyron fragmente unike nga simfonia e gjallë e oqeanit.Tingujt dhe pamjet e përzgjedhura janë jo vetëm një paraqitje e fuqisë së oqeanit, por edhe një kujtesë për rëndësine e mbrojtjes së tij.

Hapjen solemne të ekspozitës e bëri kuratori Afrim Ziberi ku falemnderoi artisten e cila me talentin dhe përkushtimin e saj ka sjellë në jetë këtë vizion të mrekullueshëm. Realizimi i këtyre veprave pasqyron në mënyrë të përkryer qetësinë dhe pastërtinë e oqeanit ku nuk mungon as bota nënujore ku shfaqen peshqit me lojën e tyre duke u munduar që edhe reflektimi i dritës të depërtojë në thellësi të oqeanit.Varkat e vogla janë punuar me shumë detaje, me ç rast i japin edhe më shumë jetë veprave të bukura të punuara me një ʹkolorit të pasur ku shfaqet madhështia dhe qetësia e oqeanit.Kjo ekspozitë shpalos zërin e thellësive dhe energjinë e gjallë të oqeanit permes artit dhe tingujve./TV KOHA/

Të fundit