Sheshi I Tetovës kishte marrë pamjen e lulishtes. Lule për cdo shije. Zakonisht kjo pamje paralajmëron ardhjen e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit.
Moti I mirë dhe me diell, oferta përplot me lule, kanë shtuar bukurinë në pjesën qendrore të qytetit. Dielli mbase nxiti edhe sythet e para të pranverës.
Por, teksa autoritetet dhe shoqëria civile thonë se në këtë 8 Mars kemi shumë pak arsye për të kremtuar, kjo datë simbolizon përpjekjet e vazhdueshme për të shfaqur kujdesin dhe respektin për gjininë e bukur, jo vetëm për një ditë të vetme, por gjatë gjithë vitit.
Sheshi i Tetovës ka marrë një pamje tjetër – pamjen e luleve. Për 7 dhe 8 mars qytetarët mbase dhurojnë edhe lule. Por, përtej dhuratave simbolike dhe luleve, sa kujdesen dhe i respektojnë qytetarët nënat, motrat, bashkëshortet dhe mësueset. 7 dhe 8 marsi mbase janë datat ku nevojitet reflektimi.
Po! Si shoqëri duhet të reflektojmë.
TV Koha pyeti qytetarët nëse burrat dhe gratë në vendin tonë kanë të drejtat e barabarta? Tetovarët mbase dijnë të japin edhe përgjigje interesante dhe përplot me kreativitet.
“Tash edhe këtu është bërë sikurse në Evropë. Tash pak me I fol bashkëshortes menjëherë të thotë – mbylle, se të lajmëroj. Ne gjeneratat që kemi qenë në arsim mendojmë se tani gratë kanë përparuar shumë dhe kanë të drejta të barabarta”
“Duhet t`i kenë por edhe nuk duhet t`i kenë. Dikund gruaja e tepron tepër, për atë shkak nuk duhet t`i ketë. Mirë është t`i ketë të drejtat e barabarta, ajo është edhe me fe edhe me ligj. Por, diku edhe ne e teprojmë pak edhe gratë e teprojnë”
“Sipas fëmijëve, nëna është për 8 mars, burri për datat tjera sikurse 7 marsi – dita e mësuesit”
“Jo nuk I kanë të drejtat e barabarta. Ka edhe burra që s`kanë të drejta, por ka edhe gra që s`kanë të drejta prej burrave. Nuk I ka fajet vetëm njëra palë, të dy I kanë fajet, është prishur koha sot”
8 Marsi vjen në kohën kur vendi përballet me shifrat në rritje të dhunës familjare ku viktima paraqiten gratë. Rasti I fundit në Karposh të Shkupit duket se ka mbushur kupën.
Ndërkohë, Statistikat për dhunë familjare në vendin tonë janë alarmante: në vitin 2025 pati gjashtë viktima, ndërsa këtë vit, deri në mars 2026, tashmë ka katër viktima.







